Si lufton dhe ndihmon në shërimin ndaj virusit sistemi ynë imunitar?

Dr. Thevarajan tha që të dhënat e tanishme tregojnë se më shumë se 80 për qind e rasteve të COVID-19 janë të lehta dhe mesatare, dhe për të kuptuar se si reagon trupi ynë në rastet më të buta ky është një hulumtim shumë i rëndësishëm

Studiuesit në Melbourne kanë vënë re një përgjigje imune në një prej pacientëve të parë me koronavirus duke treguar aftësinë e trupit për të luftuar virusin dhe shërimin prej tij. Studiuesit në Institutin Peter Doherty ishin në gjendje të testonin mostrat e gjakut në katër pika të ndryshme kohore në një grua të shëndetshme në të 40-tat, me COVID-19 e cila kishte simptoma të lehta deri në mesatare gjatë kohës që kërkoi shtrimin në spital shkruan neurosciencenews. Gazeta “Nature Medicine” botoi një raport të detajuar se si sistemi imunitar i pacientit iu përgjigj virusit. Një nga autorët në gazetë, Dr. Oanh Nguyen tha që kjo ishte hera e parë që trupi njeriut reagon ndaj COVID-19. “Ne e studiuam mënyrën se si ky pacient reagoi ndaj virusit duke përdorur njohuritë që kemi ndërtuar gjatë shumë viteve për të parë përgjigjet imune tek pacientët me grip”, tha Dr Nguyen. “Tre ditë pasi pacienti u shtrua në spital, ne pamë një shumicë qelizash imune, të cilat shpesh janë një shenjë treguese e shërimit gjatë infeksionit sezonal të gripit, kështu që ne parashikuam që pacienti do të shërohej brenda tre ditësh, dhe në fakt kjo gjë ndodhi”. Ekipi i hulumtimit arriti ta realizonte këtë hulumtim kaq shpejt në sajë të SETREP-ID të udhëhequr nga mjeku i Sëmundjeve Infektive të Spitalit Royal Melbourne, Dr. Irani Thevarajan.StrugaLajm

SETREP-ID është një platformë që mundëson studimin e një gamë të gjerë të mostrave biologjike. “Ne tani kemi mundësi dhe protokolle në vend që të mund të fillojmë me shpejtësi dhe të shohim virusin dhe sistemin imunitar më në detaje të mëdha”, tha Dr. Thevarajan. “Tashmë një numër spitalesh në Melbourne, po planifikojmë të përdorim SETREP-ID si një studim kombëtar”. Duke punuar së bashku me Profesorin e Universitetit të Melbourne, Katherine Kedzierska, një drejtuese laboratorike në Institutin Doherty dhe një studiuese për imunologjinë e gripit, ekipi ishte në gjendje të studionte reagimin imunitar që çon në shërim të suksesshëm nga COVID-19, i cili mund të jetë edhe sekreti për gjetjen e një vaksine efektive.StrugaLajm

Ky është një hap i jashtëzakonshëm që do të na ndihmojë të ecim përpara për të kuptuar se çfarë shtyn në shërimin e COVID-19. Njerëzit mund të përdorin metodat tona për të kuptuar se si përgjigjet trupi ynë ndaj COVID-19, dhe gjithashtu të kuptojnë se çfarë mungon tek ata që nuk kanë arritur dot t’a mposhtin virusin”. Dr. Thevarajan tha që të dhënat e tanishme tregojnë se më shumë se 80 për qind e rasteve të COVID-19 janë të lehta dhe mesatare, dhe për të kuptuar se si reagon trupi ynë në rastet më të buta ky është një hulumtim shumë i rëndësishëm. “Ne shpresojmë që tani të zgjerojmë punën tonë në shkallë vendi dhe ndërkombëtare për të kuptuar pse disa njerëz vdesin nga COVID-19, dhe pse disa njerëz të tjerë ndërtojnë një imunitet të fortë në kundërpërgjigjen lehtë ndaj COVID-19 dhe viruseve të tjera që mund të shfaqen në të ardhmen”.

In : Aktuale

Loading...
loading...