Si manipulohen ndeshjet e futbollit

Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash

“Nëse mendoni se ajo që shihni është ajo që merrni, mendohuni përsëri”. Kjo është një ndër frazat e përdorura nga shkrimtarët David Goldblatt-i dhe Johnny Acton-i në librin e tyre “The Football Book”. Që nga viti 2000, në mbi 30 shtete janë raportuar trukime ndeshjesh në futboll. Nga Kina në Afrikën e Jugut, Itali, Portugali, Brazil, Angli etj. ka prova që vërtetojnë se disa lojëra janë trukuar.

KUSH I TRUKON NDESHJET? Nëse duhen dy veta për të kërcyer tango, për të trukuar një ndeshje nevojiten shumë më shumë. Ata, që fiksojnë rezultatet e ndeshjeve, janë kryesisht presidentët e klubeve: kumarxhinjtë, krimi i organizuar dhe vetë lojtarët. Nëse ata arrijnë që t’i mbyllin gojën medias dhe autoriteteve përgjegjëse në futboll, atëherë e kanë dorën e lirë për të shkelur ligjin dhe të përfitojnë shuma të mëdha parash.

Drejtorët e ekipeve: Nëse ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në skemën e trukimit të ndeshjeve, kanë mënyra të tjera përfshirjeje, duke pasur shumë arsye se përse trukojnë një ndeshje. Ata mund të trukojnë ndeshjen nëpërmjet dhënies së ryshfeteve për ekipet e tjera, që atë të humbin ndeshjen, në mënyrë që ekipet e tyre, të shmangin rënien nga kategoria ose dhe fitimin e saj. Nëpërmjet kësaj metode, ekipi kundërshtar kursen energjitë në fushën e lojës, duke qenë i pranishëm në fushë sa për të “respektuar” ndeshjen.

Kumarxhinjtë: Janë ndër njerëzit më të përmendur në skemat e trukimit të ndeshjeve, që bëhen për përfitime ekonomike. Tregjet globale të basteve në futboll po rriten me shpejtësi, veçanërisht në Azinë Lindore dhe Juglindore.

Krimi i Organizuar: Të dy, si kumarxhinjtë edhe kompanitë e basteve, janë të lidhura me rrjetet e krimit të organizuar, duke e çuar në rritje numrin e ndeshjeve të trukuara. Kjo lloj metode e trukimit të ndeshjeve, ku përfshihet krimi i organizuar, nuk merret vetëm me trukim të tipit humbje ose fitim ndeshje, por edhe me numrin e goditjeve nga këndi, i gjuajtjeve të lira dhe kohën se kur do të shënohet goli. Por, si veprojnë tre grupet e mësipërme për të trukuar ndeshje?

Dhurata: Paraja është mjeti më i zakonshëm për të arritur këtë qëllim, por gjithashtu jepen edhe dhurata të shtrenjta, makina, pushime etj.StrugaLajm

Shantazhe: Ata thjesht prodhojnë disa prova inkriminuese për një zyrtar kryesor të një klubi dhe më pas e shantazhojnë atë.LAJME TË NGJASHMEMaj 12, 2021

Dhunë: Mund të ketë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj personit ose kërcënime indirekte për familjarët e tyre. Lojtarët dhe zyrtarët që kanë refuzuar kërkesat e këtyre grupimeve janë përballur me rrëmbime, sulme dhe cenime.

Ndalimi i lojës: Në disa tregje bastesh, lojërat e lëna në gjysmë kohë qëndrojnë si rezultat përfundimtar. Në këtë mënyrë, për të siguruar fitimet, nëse rezultati i lojës është i duhuri, atëherë thjesht braktiset ndeshja.StrugaLajm

NGJARJET KRYESORE TË ZBULUARA. Në vitin 1984, presidenti i Anderlecht-it pagoi gjyqtarin e ndeshjes me rreth 30 mijë dollarë për të fituar ndeshjen e Kupës UEFA përballë Nottingham Forest-it. Midis 2004 dhe 2009 u zbuluan dy ndeshje të trukuara nga UEFA: një ndeshje e Kupës UEFA në 2004 dhe një ndeshje e Kupës Intertoto në 2007. 10 vite burg është dënuar gjyqtari kinez, Gong Jianping-u, nga një gjykatat në Pekin në vitin 2001 për pranim ryshfeti. Në vitin 2005, një skandal masiv i trukimit të ndeshjeve tronditi Brazilin, ku 11 ndeshje u shpallën të pavlefshme.

TOP-PESË SKANDALET E TRUKIMEVE

Marseille. Bernard Tapie, biznesmeni, politikani dhe presidenti i klubit të Marseille-s pa ekipin e tij të fitonte Kampionatin francez dhe Ligën e Kampionëve në 1993. Por, më pas doli se ai kishte paguar klubin e Valencienne-t për të toleruar ndeshjen me Marseille-n. Rezultati i kësaj çështje ishte rrëzimi i Marseille-s një kategori më poshtë, heqja e titullit në Francë dhe gjashtë muaj burg për Tapie-n.

Calciopoli. Ishte një nga skandalet më të mëdha në futbollin Europian. Calciopoli ishte një sistem trukimesh ndeshjesh që preku gjithë Serinë A italiane. Ai përqëndrohej rreth Luciano Moggi-t, drejtorit të përgjithshëm të Juventus-it. Ajo çka kishte krijuar Moggi përfshinte lojtarë, agjentë, arbitra dhe zyrtarë. Kur çështja u ekspozua në 2006, Juventus-i u rrëzua në Serinë B dhe iu hoq titulli kampionë i 2006.

AC Allianssi. Në vitin 2005, skuadra e vogël e Divizionit të Parë në Finaland, AC Allianssi humbi ndeshjen me rezultatin 8-0. Për këtë ndeshje ishin vendosur baste që kapnin shifrën e 500 mijë eurove. Si u trukua ndeshja: portieri kryesor i ekipi u dërgua në Belgjik për një stërvitje inekzistente, gjashtë lojtarë të rinj ishin futur në lojë, një pjesë e formacionit ishin të “dëmtuar” dhe lojtarët që ishin në fushë kishin veshur këpucë sportive të papërshtatshme për fushën e lagur nga shiu.

GJERMANI PERËNDIMORE-AUSTRI. Ndeshja u luajt në grupet e Kupës së Botës 1982. Barazimi mes dy ekipeve i kualifikonte të dyja dhe dërgonte në shtëpi Algjerinë. Ndeshja u la në barazim pa gola dhe skuadrat shkuan në raundin tjetër. Por, ajo që u pa ishte ndeshja më e turpshme në historinë e Kupës së Botës.

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL. Në pranverën e vitit 1915, Manchester United-i rrezikonte rënien nga kategoria dhe në ndeshjen e fundit përballë Liverpool-it, ata fituan me rezultatin 2-0. Lojtarët kishin organizuar trukimin mes tyre, për shkak edhe të dëmeve të mëdha ekonomike që u kishte shkaktuar Lufta e Parë Botërore. Trukimi i ndeshjeve është kthyer në “modë” sidomos në vendet e vogla. Roli i medias në këto raste është mbulues, duke mos i dhënë zë ndeshjes së trukuar. Edhe shoqatat e futbollit luajë rol kyç në disa vende, për të mbuluar trukimet duke marrë ryshfete ose duke qenë pjesë e këtyre skemave.

In : Aktuale

Loading...
loading...