Si po e kalon kohën në paraburgim Hashim Thaçi?!

E diela e 14 shkurtit do të jetë hera e parë që nga paslufta e mbajtjës së zgjedhjeve në Kosovë, pa praninë e Hashim Thaçit. I ndodhur në Hagë për krime lufte, në pritje të nisjes së procesit gjyqësor ndaj tij dhe tre shokëvë të tjerë të luftës, Thaçi në paraburgim po kalon ditët e tij. Duke qenë vetëm ne burg, do të ketë kohë të mendojë shumë gjatë për të gjitha veprimet e tija, duke qenë mbyllur nga jashtë ndërgjegjja zgjohet, një zgjim i vonuar , por jo i papritur.

Do ketë kohë të mjaftueshme për të biseduar me ndërgjegjjen e trazuar, në një botë njerëzore të tij përsonale e të mbushur me intriga, komplote, inate, mëri, djallëzi, për famë dhe pasuri. Ndërgjegja e tij e trazuar tash e 20 vjet, e mbushuar me mëkate të shumta, do “ shoh ” fytyrat e të gjithë atyre që më nuk janë, zëri i tyre sdo e le të qetë askund, do e ndjek pas edhe në vrimën e miut. Do e ndjek pas zëri i atyre të rinjve që mallkuan Hashimin dhe klanin e tij për vrasjen e shpresës, për detyrimin që të marrin rrugët e kurbetit. Ndërgjegja e tij do ballafaqohet me zërin e atyre që kanë ra për këtë liri, në varret e të cilave ka vjedhur njeriu që mbart këtë ndërgjegje të mbushur me mëkate të shumta.

Do ketë kohë të mjaftueshme për të kujtuar Hashimi për familjaret e të vrarëve nga paslufta, vetëm pse ishin kundërshtarë politikë, e për të cilët akuzohet. Mund edhe mos të jetë fare i përfshirë, megjithatë do ketë kohë të mendojë, e nëse është i përfshirë ndërgjegjja do e mundojë më shumë se kurrë. Edhe pse fytyra e tij tashmë ka dal në pah, megjithatë ka disa që akoma e kujtojnë më nostalgji Hashimin, që ka arrit ca njerëzve t’ua hedh me mashtrime. Mund të mashtrosh njerëz, mund të mashtrosh çdo gjë, por kurrë smund ta mashtrosh ndërgjegjen, e cila më shumë se kurrë më pare, tani e trazon edhe vet Hashim Thaçin, njeriu që për famë dhe pasuri, shkeli mbi çdo gjë.StrugaLajm

Thonë se burgu të ndryshon, të bën njeri më të mirë, shpresoj se Thaçi është penduar për shumë veprime të tija, ta çlirojë ndërgjegjen e tij nga shumë kusure, si një mësim për të gjithë të tjerët, sidomos ata që mbi do çdo gjë synojnë famën, pushtetin dhe paranë.

In : Aktuale

Loading...
loading...