Si u ndërtua shkolla e Tateshit të Epërm-Sulejnan Sulejmani

SHKOLLA FILLORE ,, ORHAN XHEMAILI ‘’

Sulejman Sulejmani-Strugalajm.com

Prsh të nderuar banorë të Tateshit të Epërm. Siç edhe shihet në fotografitë e mëposhtme sot do të shkruaj dhe rikujtojmë aktivitetin dhe angazhimin e Këshillit të formuar për zgjerimin e objektit të vjetër shkollor me qëllim krijimin e kushteve më të mira për vijimin e procesit edukativo-arsimor. Objekti i vjetër i cili ishte i ndërtuar në dy faza shumë të hershme po i nënshtrohej amortizimit – dhe numri në rritje të vazhdueshme i nxënësve imponoi nevojën për organizim të formimit të një Këshilli për grumbullimin e mjeteve financiare nga ana e vet banorëve gjegjësisht peshën kryesore do ta mbulonin mërgimtarët sipas një analize të pregaditur nga ana e po atij Këshilli në përbërje të cilit ishin dy Këshilltarët e zgjedhur Komunal z.Baki Tairi ( tash më i ndjerë ), z. Zikri Ibraimi, dy kandidatët nga lista për këshilltarë z. Mustafa Tela ( gjithashtu i ndjerë ), z. Sulejman Sulejmani, si dhe z. Xhevat Sulejmani i cili njëherë edhe ishte Kryetar i këtij grupi. E gjithë kjo filloi nga fundi i vitit 1998 dhe aksioni mori hov dhe përkrahje nga pothuaj shumica dërmuese e banorëve gjë për të cilën ka edhe arhiv të mirëfilltë për çdo donacion apo të hyra materiale-financiare. Në Shkurt të vitit 1999 një grup i përbërë nga z. Xhevat Sulejmani – Kryetar i Këshillit, z. Kujtim Maksuti – përgjegjës për shkollën tonë , pasi vepronte në kuadër të asaj qendrore në Dollogozhdë, dhe z. Vibar Hani – atëkohë Sekretar i Komunës së Veleshtës ( tashmë i ndjerë ) realizuan një takim me Zv. Ministrin e Arsimit z. Fejzulla Shabani ( gjithashtu tashmë i ndjerë ), me qëllim kërkese për përkrahje financiare. Edhe pse fillimisht nuk morëm mbështetje pasi më veq kishte kaluar buxheti për vitin në fjalë , premtoi se në mundësinë e parë pra qoftë rebalans buxheti apo ndonjë donacion i huaj do jepte kontribut për mbështetje pasi që siç shprehej ai , ishin të rralla rastet kur edhe vet banorët do të investonin në zgjerimin e një kulti arsimor siç ishte shkolla. Pas disa javëve , nga fundi i Marsit ndodhi intervenimi i Nato-s në Kosovë dhe nga ajo situatë e pasigurt populli Kosovar u detyruan të lëshojnë trojet e tyre dhe ia mësyn kufijve të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Me këtë u paraqit nevoja e inkuadrimit të fëmijëve-nxënësve nga Kosova në procesin e mësimit në vendbanimet përkatëse ku ishin vendosur bashkë me familjarët. I tillë ishte rasti edhe në fshatin tonë ku ishin të përkujdesur afër 150 banorë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe fëmijët e tyre u kyçën në shkollë. Atëkohë në Maqedoni dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit vepronte një Shoqatë bëmirëse humanitare me theks të veqant në arsim, CRS-Amerikan me qendër në Baltimore. Ata kishin vendosur të ndihmojnë Ministrinë e Arsimit në Maqedoni për shkak të situatës së rënduar me rritjen e numrit dhe inkuadrimin e fëmijve nga Kosova në procesin mësimor me mjete financiare rreth 1 milion dollarë amerikan. Zv. Ministri i Arsimit , i cili e udhëhoqi këtë aktivitet i qëndroi besnik fjalës së dhënë disa javë përpara dhe përzgjodhi në mesin e 10 shkollave në disa qytete edhe atë të fshatit tonë. Në fillim nga ana e arh. komunal z. Resul Hani në bashkëpunim me Këshillin e shkollës dhe atëkohë studentin e arhitekturës nga fshati jonë z. Musa Alla ( tashmë i ndjerë ) filluan projektin ideor për zgjerim-rekonstruim të objektit egzistues-pra atij të vjetrit. Në takimet e para me përfaqësuesit e CRS-it u shfaq nevoja e riemërimit të Këshillit për ndërtimin e shkollës në Këshillë i prindërve në kuadër të shkollës me ç’rast edhe u zgjerua me dy anëtarë të rinjë si përfaqësues të prindërve edhe atë me z. Nuri Alla dhe z. Tazhgur Sulejmani i cili njëherë vinte nga fshati Tateshi i poshtëm , fshat nga ku fëmijët nga klasa e 5 deri në të 8 mësimin e ndiqnin në ambientet e shkollës sonë. Pastaj bashkë analizuam situatën në teren, mjetet tona dhe ato të siguruara nga ana e CRS-it, gjendjen faktike të objektit të vjetër, numrin gjithnjë e në rritje të nxënësve ( mbi 40 nxënës nga klasa 5 deri në të 8 ) dhe nevojën për më shumë hapësirë arritëm në përfundim se nevojitet dhe është e arsyeshme të investohet në ndërtimin e një objekti të ri bashkëkohor – vendim të cilin patëm nderin ta ndëgjojmë nga vetë kryetarja e CRS-it znj. Anne nga Holanda në prani edhe të gjithë përfaqësuesve ku ato kishin qendrat e tyre në Ballkan dhe më gjerë. Ishte kjo një sukses dhe fitore e madhe e Këshillit të prindërve, në bashkëpunim me autoritetet lokale të Komunës së Veleshtës në krye me Kryetarin . Sevdi Kaba , sekretarin z. Vibar Hani, arh. z. Resul Hani e padyshim e gjithë kjo e mirëkoordinuar nga Zv.Ministri i Arsimit z. Fejzulla Shabani, i cili gjatë gjithë kohës ishte në koordinim të plotë edhe me strukturat partiake të kohës pra me Kryetarin e degës së Pdsh-së z.Garip Kaba i cili poashtu ka kontributin e tij të pamohueshëm por gjithsesi edhe nga gjithë banorët e fshatit. Fillimisht nga ana e arh.z. Resul u përgadit dokumentacioni teknik, u mor leja e ndërtimit në sektorin pêr urbanizëm në Komunën e Strugës, u hap tenderi përkatës, u përzgjodh kompania ndërtimore, filluan punimet dhe në kohë u kryen obligimet e marra nga ana e CRS-it dhe Këshillit të prindërve dhe si rezultat ne dhe fëmijët tonë sot e 20 vjet e gëzojmë e mësojnë në kushte dhe standarde bashkëkohore. Të gjithë të lartëpërmendurve një Falenderim i veçant që kontribuan në ngritjen e këtij tempulli arsimor ashtu si duket në fotot e mëposhtme. Projekti nuk përfundoi i gjithi këtu, ai u pasurua edhe me projekte tjera përcjellëse të nevojshme si nxemja qendrore, rregullimi i oborrit bashkë me fushën e sportit, krijimi i kabinetit të informatikës ,furnizimit me banka të reja shkollore ( në dy etapa ) etj. etj por në interes të kohës dhe përshkrimit pak të zgjatur në detaje por mendoj më se i arsyeshëm, sot e përfundoj këtu me shpresën se nuk do mërziteni e do jeni kurioz ta lexoni deri në fund të gjithë aktivitetin e zhvilluar për ngritjen e këtij tempulli të Dijes dhe Kulturës. Mund edhe të komentoni dhe të rikujtoni diçka që unë se kam përmend ose përfshirë në këtë përshkrim timin, dhe kërkoj ndjesë që nuk mund ti përshkruaj gjitha detajet. Për projektet tjera të përmendura më lart herë tjetër. Më vjen keq vetëm për diçka, angazhimi ynë ishte të krijojmë kushte dhe hapësirë të mjaftueshme për të gjithë, atëkohë mbi 250 nxënës e sot numri i nxënësve ka rënë ndêr 100 duke u integruar në vendet përkatëse në Perëndim. Mirëmbetshi kudoqofshi, besoj se gjeneratat e reja do jenë kureshtarë të lexojnë për ecurinë e ngritjes së këtij tempulli.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...