Si u plagosën dy ushtarët në kazermën e Tetovës

Në mëngjes në spitalin klinik të Tetovës janë sjellur dy ushtarë me plagë nga armë zjarri, transmeton Gazeta Lajm. Sipas drejtorit të spitalit të Tetovës Florim Besimi, dy ushtarët kanë pasur plagë nga armër zjarri në pjesën e belit.
Ndaj tyre menjëherë është kryer intervenim kirurgjikal, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve janë transferuar në Qendrën Klinike në Shkup.
Jozyrtarisht, sipas informative të para nga kazerma e Tetovës, ushtarët janë lënduar për shkak të pakujdesisë.

Me kumtesë është paraqitur edhe Shtatmadhoria e Armatës. Sipas kumtesës zyrtare, dy ushtarët janë plagosur nga pakujdesia duke pastrur një pushka-mitraloz.
“Po merren masa për ndriçim të plotë të rastit”, thuhet në kumtesë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...