Aktuale

Si u takuan dy fëmijët me Ronaldon dhe Buffon (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka befasuar jo pak mbrëmjen e sotme, kur nga Bratislava ku ndodhej për Presidencën e OSBE, u shfaq në një video me dy fëmijët e tragjedisë së Thumanës Aurelin dhe Alesion, duke takuar yjet e futbollit botëror, Ronaldon dhe Buffon.

Kujtojmë se dy fëmijët e vegjël, Rama i takoi para pak ditësh në spitalin e Traumës në Tiranë. Ata ishin hedhur nga dritaret për ti shpëtuar vdekjes ditën e termetit. Në këtë tragjedi Alesio Cakoni ka humbur babanë dhe motrën. Atë natë në spital, Rama u premtoi të miturve se do tu sigurojë fanelat e sportistëve të preferuar. Përkatësisht Aureli i kërkoi fanellën e Ronaldos, ndërsa Alesio i kërkoi fanellën e Donnarummas. Rama ia premtoi Alesios fanelën e Donarumas pasi i tha se është tifoz me Milanin, por ia zëvendësoi skuadrën e preferuar me Juven…

Sa hap e mbyll sytë ata u gjendën në Itali duke takuar yjet e futbollit botëror. Takimi është bërë shpejt e shpejt pasi Ronaldo dhe Buffon duket që s’kanë patur dijeni për qellimin e takimit.

Por si ndodhi takimi? Burime të Abc News thanë se Edi Rama ka fluturuar pasdite nga Bratislava për në Romë, aty ku ishin akomoduar futbollistët e Juves, për ndeshjen e neserme të kampionatit italian, Lazio-Juventus.

Ronaldo e Buffon kanë mbërritur me parë dhe bluzat po vinin nga pas…Siç shihet në video, një hollin e hotelit prisnin dy fëmijët e tragjedisë së Thumanës. Duket qartë se ata janë krejtësisht të hutuar dhe ka pak gëzim në fytyrat e tyre…

Gjatë gjithë bashkëbisedimit, fëmijët nuk flasin asnjë fjalë përveç një moment kur Rama i pyet për moshën. Buffon shfaqet më i interesuar teksa e pyet Ramën për pasojat e termetit e më pas bën disa batuta me Alesion dukë thënë se ngjan me Veratin. Ronaldo fletpak fjalë në këtë bashkëbisedim…

Rama: Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime

Buffon: A janë vellezër?

RAma: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët. Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur.

Luan futboll? -pyesin një prej fëmijëve… “Po”- përgjigjet ai.

Edi Rama: Është pak mbipeshë…

Ndërsa për Alesion, futbollistët thonë se ngjan me Marco Verattin (qeshin)

Në fund shkrepja e fotove dhe kthimi në Shqipërinë, ku fëmijët kanë humbur njerëzit e zemrës dhe shtëpitë… /Abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button