Si u njoha me Naser Hanin?


Naserin e njoha nëpërmes Mendi Qyrës dhe Garip Kabës. Disa herë kemi ndejtur bashkë në tavolinë. Ishte njeri i dashur, i muhabetit dhe plotë humor. Njeri që asnjëherë nuk i lodhte të pranishmit në tavolinë.

Kisha vajtur me kolegët në seminar. Në darkë lashë kolegët dhe dola me miqtë e mi strugan. E dija se me struganët ka lezet ndeja. Atë natë në tavolinë ishte edhe njëri (i thonin shumar)i cili kishte pirë shumë. Sa herë e mbushte gotën, çoheshte në këmbë për t’u krekosur se me demek mund të pijë shumë dhe na e tregonte gotën e mbushur dukr thënë ” e keni parë, s’keni për ta parë” dhe e rrokulliste të tërë në fyt? Pasi e përsëriti disa herë, dikur shumari duke u lëkundur, pasi që nuk e mbanin këmbët dhe mezi i shqiptonte fjalët, ngaqë i ishte trashur gjuha tha “e keni parë…”- Naseri e parandjeu dhe ia priti :” s’keni për ta parë më shumarin”. Në fakt edhe ashtu ndodhi, shumari ra ndër tavolinë. Nuk mbaj mend se ç’u bë me shumarin? E çuan në shtëpi apo në spital? Mbaj mend që kalova një mbrëmje të lezeçme. Një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë!StrugaLajm

Të nesërmen u zgjova vonë, nuk arrita t’i përcjellë ligjëratat e mëngjezit. Mora një makiato sa për të hapur sytë. Kur papritmas në tavolinë m’u afrua Naseri. S’di si ndodhi kjo befasi e rastit!? Kjo ishte edhe kafeja e fundit që pimë me Naserin. Biseduam gjërë e gjatë, tema shumë serioze. Nuk ishte më para meje një Naser me humor, i qeshur dhe gazmor, por një burrë që i rëndonte mbi shpatulla fati i kombit, një burrë që lëngonte nga plagët që merrnin për çdo ditë shqiptarët. Ku ta dija se kjo do ishte kafeja e fundit me këtë trim të rrallë? Falemenderojë miqtë e mi Garipin dhe Mendiun që më njohën me Naserin! Ishte nder të njohësh një trim, një mik dhe shok të rrallë si Ai!StrugaLajm

Naser i dashur, ne akoma nuk kemi arritur të gjejmë vrasësit tu. Ajo dorë vrastare akoma është në liri, nuk kemi arritur t’i nxjerrim para drejtësisë. Jo që Ti, na le amanet të të marrim hakun, por është obligim yni vrasësit t’i nxjerrim para drejtësisë. Vrasja yte nuk ishte aksident, ajo nuk ishte vrasje do si do, ajo ka qenë mirë e organizuar nga shërbimet vrastare të UDB-së. Megjithatë, kjo nuk na bënë më pak fajtor, por ngel obligim yni të zbulojmë vrasësit, kushdo qofshin ata.

I përjetshëm kujtimi për Ty o i madhi Naser!

Zejni Bilalli – Ukshetina

Loading...
loading...