Sinadinovski : Pas sulmit barbarë, kam një mesazh për vëllezërit e mi shqiptar

Themeluesi i Bashkësisë Fetare të Shqiptarëve Ortodoks në Maqedoni, akademiku Branislav Sinadinovski në një intervistë për INA ka rrëfyer se si është rrahur brutalisht nga dy persona në lagjen Aerodrom të Shkupit, që e kishin ndjekur dhe e kishin sulmuar në afërsi të banesës së vajzës së tij. Ai thotë se ky akt është qyqar dhe se barbarët me skenarin e planifikuar kishin si qëllim eliminimin e tij, por ai në një moment është shpëtuar nga dhëndrri që ka dëgjuar zhurmë se dicka po ndodhë.

Bisedoi: Naser Pajaziti

Profesor, si ndodhi ngjarja dhe sulmi brutal ndaj jush?

Kam qenë duke shkuar tek vajza në banesën e saj rreth orës 10 të mëngjesit. Kam hasur se dikush me ndiqte, por nuk i vura re shumë. Vazhdova rrugën. Dhe në një moment dy persona mu vërsulën dhe më sulmuan brutalisht. Akti ka qenë barbarë dhe se të gjitha goditjet i mora në kokë. Kam përjetuar tmerr të vërtetë sepse ata kishin si qëllim eliminimin tim fizik. Por fatmirësisht dhëndërri im ka dëgjuar zhurmën se dicka po ndodhë dhe ka dalur dhe ka reaguar. Kur kanë parë ate, ata janë arratisur. Por çka të them, kam pësuar lëndime të rënda. Mjekët kanë konstatuar lëndime traumatike dhe plagë në kokë, pesë dhëmbë të thyer, nofulla e lënduar dhe dëmtuar dhe lëndime tjera në kokë dhe trup. Jam në trajtim dhe përkujdesje të rreptë mjekësore.

Po a kanë reaguar menjëherë organet e rendit. Ishte njoftuar policia ?

Po kemi informuar policinë, por ajo ka ardhur me shumë vonesë. Por pasi që është informuar me rastin në vizitë në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe zv/ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, i cili ka sjellë ekipe tjera të specializuara të krim teknikës, që kanë marrë gjurmë dhe detaje të tjera nga vendi i ngjarjes dhe kam marrë garanca se do të gjendet autorët dhe do të marrin dënimin e merituar. Por megjithatë, ky akt brutal mizor do të lë gjurmë në jetën time, trauma psikologjike dhe frikë sepse jeta jonë po rrezikohet.StrugaLajm

Por jemi të njohur se ka nisur një solidarizim i madh me ju duke ju përkrahur dhe dëshiruar shërim më të shpejt?

Po kam pasur shumë biseda telefonike me vëllezërit e mi shqiptarë nga vendi e diaspora. Jam telefonuar nga liderë dhe funksionarë shqiptarë. Janë solidarizuar me mua dhe jam mirënjohës. Por këtë çështje nuk duhet ta lëmë vetëm deri këtu, por ta ngrejmë bashkërisht zërin në të gjitha instancat e brendshme dhe të jashtme, sepse po rrezikohet liria themelore e shprehjes së identitetit kombëtar dhe fetar. Të jemi solidarë edhe në momente gëzimi dhe në iniciativa tjera, jo vetëm në raste të këtilla, sepse ne do të vazhdojmë rrugëtimin.

Sulmet nuk kanë të ndalur dhe nuk është hera e parë që jeni sulmuar fizikisht brenda një periudhë njëvjeçare. CIli është mesazhi juaj?

Unë nuk do të ndalem në misionin tim kombëtar. Ky është një mision që kërkon sakrificë, përkushtim dhe rrezik. Unë kam qenë i vetëdijshëm për këto pasoja, por nuk ndalemi në qëllimin tonë. Bashkësia fetare e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni është një realitet dhe shprehje e lirisë fetare dhe kombëtare. Është e drejtë hyjnore që nuk duhet ti pengojë askujt, por ja që jetojmë në një ambient të tillë të ndotur me elemente raciste dhe gjenocidale. Apeloj për përkrahje nga diaspora dhe ky apel është që të ngrisim Kishën ortodokse shqiptare në Shkup, sepse kjo do të jetë një simbol i rëndësishëm historik kombëtar. Deri tani nuk ka pasur asnjë përkrahje për këtë qëllim që kërkon përkrahje dhe fonde. Pra gjithsesi ne vazhdojmë, përkundër këtyre skenareve që synojmë eliminimin tim fizik dhe eliminimin e këtij misioni që e përmenda më lartë. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...