Sinan Alimi zgjidhet kryetar i qendrës së struganëve në Nju Xhers të Amerikës

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Riverdale, New Jersey, zgjedh kryetarin e ri

RIVERDALE, NJ – Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Riverdale, New Jersey, mbajti zgjedhjet e rregullta për udhëheqjen e re të Shoqatës, me mandat trevjeçar. Kjo qendër, që mbledh rreth vetes mërgimtarët nga Struga dhe zonat përreth saj, është një nga më të zellshmet dhe më të zëshmet në mërgatën shqiptare. Veprimtaria e saj i kalon përmasat dhe misionin që zakonisht kanë shumica e shoqatave dhe organizatave në diasporë. Me dekada, ajo ka shërbyer për çështjen shqiptare, Kosovën, dhe liritë e të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, si dhe për çështjen çame në diasporë.

Sinan Alimi është kryetari i ri i Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Riverdale, New Jersey. Ai do të udhëheqë këtë qendër si kryetar për tre vitet e ardhshme.StrugaLajm

Alimi zotohet se do të punojë për të mirën e komunitetit strugan dhe për rritjen e angazhimit të qendrës kulturore shqiptare-amerikane në Riverdale, New Jersey. Ai paralajmëroi se do të punojë ngushtë me të gjithë anëtarët për të mirën e organizatës. Sinan Alimi vjen nga sfera e biznesit dhe është shumë i suksesshëm në këtë pjesë të SHBA-ve.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...