Sinani: VLEN-i lipset të hyj në një fazë të re të veprimit politik

Profesori universitar dhe analisti politik, Arsim Sinani ka theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale se koalicioni VLEN lipset të hyj në një fazë të re të veprimit politik.

“Lipset të përgatitet Kongresi i Bashkimit që do të prodhoj: Partinë e Progresit Demokratik Shqiptar.
Ky akt e fuqizon skenën politike, e forcon kredibilitetin politik të shqiptarëve, e etablon mendimin politik shqiptar.

Në zhvillimet politiko-zhvillimore në 30 vitet e fundit nuk ka pas një Lëvizje shqiptare si kjo Vlen që e ka përmbys qeverisjen autokratike të 15 vjeçarit të fundit. Kongreset e këtyre partive lipset në Rezolutat e tyre ta vendosin këtë mundësi, si mbrothësi të ideologjisë politike.StrugaLajm

Prandaj nga ky bashkim do të përfitonte shqiptari dhe do ndikonte në rregullimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shqiptaro- maqedone.

Them se ia Vlen Arben Taravari Bilall Kasami Izet Mexhiti Afrim Gashi të ndodh ky moment politik pasi kjo e fuqizon dhe minimizon, nëpërkëmbjen”, ka shkruar Sinani.

In : Aktuale

Loading...
loading...