Sindikata kërkoi nga Qeveria pagën minimale të premtuar prej 450 eurove

Është e nevojshme ngritja e pagës minimale, veçanërisht pasi shporta sindikale u rrit për 4600 denarë këtë vit. Kreu i Lidhjes së Sindikatave (LSM) të RMV-së, Sllobodan Trëndafilov kërkoi rishikimin e aktgjykimit me të cilin u është marrë objekti dhe presin që zyrtarët t’i ulin pagat për 78 përqind, transmeton Portalb.mk.

LSM-ja theksoi se presin që premtimi i Qeverisë për rritjen e pagës minimale në njëqind ditët e para të realizohet, të anulohet rritja prej 78 përqind e pagave të zyrtarëve dhe të rishikohet aktgjykimi për konfiskimin e objektit.

Për këtë nga LSM-ja presin takim me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Afro 35 mijë punëtorë në shtet punojnë me pagë minimale ose deri në pagë minimale. Nëntë mijë punëtorë marrin rrogë nga një denarë deri në 22.576 denarë, që jo vetëm që është kundërligjore dhe jo njerëzore, por është edhe krim për punëdhënësin. Për këtë mendoj se 35 mijë punëtorë meritojnë rritje të pagave në raport me atë dhe të gjithë punëtorët e tjerë”, tha Trëndafilov.

Sipas të dhënave të LSM-së, vendet e rajonit tashmë kanë rritur pagat minimale, të cilat tani shkojnë nga 500 deri në 800 euro, dhe parashikimet janë që rritja e pagës mesatare në mars të vitit të ardhshëm të jetë 15 përqind.StrugaLajm

“Punëtorët nuk do të jenë të kënaqur kur të shohin se zyrtarët gëzojnë paga më të larta për 78 për qind dhe nuk shohin arsye për t’i ulur ato, e nëse do t’i zvogëlojnë do të kishin dhënë dorëheqje nga pozita që e kanë, tha Trendafilov.

Kujtojmë që shpenzimet minimale mujore të një familje janë rritur për 629 denarë në gusht në krahasim me korrikun. Sipas llogaritjeve të LSM-së, në gusht vlera e shportës minimale ishte 61.199 denarë.

In : Aktuale

Loading...
loading...