Sipas Genc Salihut, Elita 5 i ka këngët e vjedhura (video)

Që prej vitit ’95 ai është pjesë e muzikës në Kosovë dhe Shqipëri, e nuk mund t’i mungonte edhe televizionit, duke qenë se fundmi pjesë e familjes së madhe të ABC. Genc Salihu i ftuar në programin “Abc e Pasdites “ me moderatorin Ermal Peçi tha se përmes medias është duke ndodhur bashkimi kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Unë gjithmonë kam menduar se bashkimin kombëtar do ta bëj kultura, praktikisht artistët, media. Dhe kjo ka rezultuar e vërtetë për të gjithë. Jemi duke u afru, duke afru çdo herë shumë më shumë dhe kjo është përkundër politikës. Ajo çka është bë me Soiree, ABC dhe T7 ndodh për herë të parë, është bërë një familje”, tha ai.

Ndërsa u ndalën në shijet muzikore, të bërit muzikë apo zhurmës që një artist përpiqet të krijojë kur lançon një produkt të ri në treg, Genc Salihu theksoi se ka dy lloje ‘bombash’. Sipas Gencit, njëra është ajo që pëlcet në ajër, e cila bën pluhur gjithandej dhe ka ‘bomb’a të tjera që të fusin një eksplodim me gjenerata, pavarësisht se shpesh herë mund të jetë një shpërthim më i ulët në intensitet. Ai merr si shembuj konkret dy këngë të ndryshme.

“Është kjo bom ba që ka dy fjalë “Bon Bon”, një formulë e thjeshtë, por që harrohet. E trajtojnë 100 milionë njerëz dhe e harrojnë 100 milionë njerëz. Era Istrefin e dua shumë, por nuk bëri më këngë.

Shembullin tjetër po e marr personal, unë kam pasur një sukses të vogël me një këngë të Shqipërisë “Erëmira” dhe ka temakën që babai ia këndon gocës së vet. Ajo këngë ka dalë që në 2019 dhe ka qindra klipe që m’i kanë çuar prindërit, fëmijët e tyre tue k’nu”, tregoi Genci.StrugaLajm

Gjatë rubrikës së testit muzikor një nga vijat muzikore që u dëgjua në studio ishte Elita 5 me këngën “Alkapone”, Genci u shpreh se nuk i pëlqen ky grup. Sipas tij, nuk janë të mirë dhe kanë shumë këngë të vjedhura.

“Po deklarohem publikisht. Nuk janë të mirë, kanë shumë këngë të vjedhura, por megjithatë kur nuk të pëlqen dikush ia njeh muzikën në të njëjtën masë sikur të pëlqen dikush”, tha ai. /abcnews.al

In : Aktuale

Loading...
loading...