Situata në Shkup para shpërthimit, protestojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit në distancë prej 500 metrave

Në kuadër të arrestimeve të orëve të hershme të mëngjesit në Maqedoni, janë prangosur edhe deputetë të VMRO-DPMNE, Krsto Mukovski dhe Zhaklina Stefanovska dhe rreth 15 persona të tjerë, mes tyre edhe huliganë. Grupi siç është arrestuar për pjesëmarrjen në dhunën e 27 prillit në Kuvend. Deputetët Mukovski dhe Arnaudov dyshohen se ata kanë bërë hapjen e dyerve të Kuvendit për hyrjen e turmave të dhunshme. Ndërsa mes tyre ka edhe persona që dyshohen si organizatorë dhe që janë ish-zyrtarë policie. Paraprakisht në rrjetin e arrestimeve ra edhe ish-drejtori i policisë Mitko Çavkov, i cili nuk kishte dhënë urdhër për dy orë për të ndërhyrë policia në Kuvend dhe për të siguruar deputetët që ishin rrahur brutalisht.

Për shkak të këtyre arrestimeve, VMRO-DPMNE e Nikolal Gruevskit ka paralajmëruar protesta në ora 13 e 30 minuta para Gjykatës Penale në Shkup, shkruan Gazeta Lajm.

Nga ana tjetër, prej para 10 ditëve protesta me rastin e ditës së 28 Nëntorit kanë paralajmëruar edhe shqiptarët kundër vendimit të Gjykatës për dënime drakonike ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Protestat e shqiptarëve janë caktuar te Sheshi Skënderbeu, që nuk është më larg se 500 metra nga Gjykata, ku do të protestojnë maqedonasit. Për këtë arsye janë paraqitur zëra se shqiptarët mund të anulojnë protestën e sotme.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...