S’ka koalicion parazgjedhor LDK- VV


Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) dhe Lëvizja “Vetëvendosje” me shumë gjasë nuk do të arrijnë koalicion parazgjedhor për të garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të këtij viti.Burimet e portalit “Front Online” bëjnë të ditur se në takimin e fundit të zhvilluar dje mes kreut të LDK-së, Isa Mustafa, kandidates së kësaj partie për kryeministre Vjosa Osmanit, Lutfi Hazirit në njërën anë dhe Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Besnik Bislimit nga “Vetëvendosja” në anën tjetër nuk kanë arritur të merren vesh për postin e kryeministrit.LDK-ja nuk është treguar e gatshme t’ia lëshoj postin e kryeministrit Albin Kurtit, si kusht për të arritur një koalicion parazgjedhor mes dy partive opozitare, por edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka qenë e prerë që mos ta përkrahë kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre para zgjedhjeve.
Megjithatë, burimet e “Front Online” thonë se LDK-ja dhe LVV-ja janë pajtuar për një koalicion të mundshëm paszgjedhor dhe njëkohësisht që të mos zhvillojnë fushatë dëmtuese ndaj njëra-tjetrës gjatë muajit të ardhshëm (shtator).Drejtuesit e LDK-së dhe LVV-së priten të takohen edhe gjatë ditëve në vijim, por në këto takime më shumë do të bisedohet për koalicionin paszgjedhor.Këto dy parti kanë arritur pajtim edhe për zvogëlimin e numrit të Ministrive dhe disa çështjeve tjera që lidhen me programin e ri qeveritar.Loading…(function(){ var D=new Date(),d=document,b=’body’,ce=’createElement’,ac=’appendChild’,st=’style’,ds=’display’,n=’none’,gi=’getElementById’; var i=d[ce](‘iframe’);i[st][ds]=n;d[gi](“M162740ScriptRootC217610”)[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln(“”);iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi](“M162740ScriptRootC217610″);}var dv=iw[ce](‘div’);dv.id=”MG_ID”;dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce](‘script’);s.async=’async’;s.defer=’defer’;s.charset=’utf-8′;s.src=”//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t=”+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...