S’ka më import veturash në Shqipëri

Nga ky fillim viti nuk lejohen më që të importohen vetura të përdoruara që nuk plotësojnë kushtin teknik euro 4.

Degët doganore në të gjithë vendin kanë nisur të zbatojnë vendimin e qeverisë, sipas të cilit do të lejohen të importohen vetëm automjete që i korrespondojnë vitit të prodhimit nga 2005 e këndej, transmeton VizionPlus.

Kreu i doganës së Durrësit, që mban dhe peshën kryesore të importit të automjeteve thotë se ka përfunduar procedura për të gjitha ato vetura që kishin hyrë në territorin shqiptarë gjatë viti të kaluara por që ende nuk ishin zhdoganuar

Qeveria mori një vit më parë këtë kufizim me qëllim reduktimin e ndotjes, pasi veturat e vjetra janë një ndër kontribuuesit kryesorë në këtë fenomen.StrugaLajm

Ndërkohë për veturat me kilometrazh zero vijon kriteri për importin e tyre me kushtin teknik euro 5.

In : Aktuale

Loading...
loading...