Skandal në Antalia: 4 turistët e rinjtë sulmohen seksualisht nga stafi i hotelit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Antalia të Turqisë, ku disa turistë janë sulmuar seksualisht nga stafi i një hoteli.
Katër të rinj britanikë, tre femra dhe një mashkull janë sulmuar seksualisht në një hotel të quajtur Savk në qytetin turistik në bregun e Mesdheut.Ata kanë akuzuar policinë turke se kanë injoruar thirrjet e tyre për ndihmë, raporton “Daily Mail”.
Në disa deklarata për mediat britanike ata kanë rrëfyer se natën e tretë të qëndrimit, një nga vajzat nëntëmbëdhjetë vjeçare ishte sulmuar seksualisht nga një anëtar i stafit të hotelit.Adoleshentët britanikë u shprehën gjithashtu se ishin sulmuar seksualisht dy herë brena ë katër ditëve të qëndrimit në hotel. Nga ana tjetër stafi i hotelit të Antalias reagoi duke thënë se 4 të rinjtë britanikë ishin në kërkim të seksit në grup dhe se ata ishin përgjegjësit e vetëm të ngjarjeve./SYRI.net/