Skandal në Strugë: Tabela e Shkollës së Parë Shqipe Dhunohet!

Një akt vandalizmi shokon komunitetin në Strugë, pasi tabela e shkollës së parë shqipe e vendosur vetëm disa ditë më parë është dhunuar shkruan strugalajm.com. Tabela, e cila ishte vendosur me kujdes para godinës së komunës së Strugës, ishte një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë historike, duke kujtuar hapjen e shkollës së parë shqipe në këtë qytet në vitin 1941.

Përveç ngjyrimit me ngjyra të tabela përkujtimore, që kujtonte themelimin e shkollës, keqbërësit kanë shkruajtur një parrullë të shqetësuar: “Vdekje Fashizmit”. Kjo shkrim është një provokim i qartë për historinë dhe për vlerat demokratike që shkolla e parë shqipe simbolizon për komunitetin e Strugës.StrugaLajm

Autoritetet lokale janë në hetim për të zbuluar autorësinë e këtij akti të papranueshëm dhe për të siguruar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të qytetit. Populli i Strugës ndjen një tronditje të thellë përpara kësaj dhune të papranueshme ndaj trashëgimisë së tyre kulturore dhe historike.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...