BLENDI PETROL
Aktuale

Skandal/Nxënësit maqedonas kryejnë nevojën në dhomat e hotelit në Itali, italianët të shokuar

Italianët kanë ngelur të shokur kur në mediat e tyre janë publikuar fotografi dhe informacione se nxënës nga Maqedonia kanë kryer nevojën e madhe nëpër dhomat e hotelit, shkruan Fakte. Kjo nuk është gjëja e vetme pasi adoleshentët nga Negotina, të cilët kishin shkuar në akskurzion shkollor, kanë demoluar hotelin ku ishin vendosur, kanë bërë zhurmë deri në oret e mëngjesit si dhe janë sjellur në mënyrë çnjerëzore.

Bëhet fjalë për 133 nxënës të vitit të tretë të shkollës “Shën Kiril dhe Metodi” nga Negotina e Maqedonisë, të cilët nën mbikqyrje të profesorëve kishin udhëtuar me kompaninë “Ballkan Ekspres” në ekskurzion shkoĺlor në Itali.
Skandali fillimisht ka plasur kur profesorët kishin lënë pas vete disa prej nxënësve, të cilët nuk ishin paraqitur në kohën dhe vendin e caktuar që më parë. Pas akuzave ndaj tur operatorit, ka reaguar Snezhana Stojanoviq, udhëheqëse e licencuar e grupit, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje nga kjo detyrë, pasi i vije turp nga sjellja dhe nga ajo ç’kanë bërë nxënësit nga Maqedonia.

Ajo ka thënë se hotelet në Itali në të ardhmen nuk duan të pranojnë asnjë nxënës nga Maqedonia, për shkak të përvojës së keqe. Për sjelljen e tyre, Stojanoviq ka dërguar edhe fotografi në të cilat shihet se si nxënësit kanë dhjerë nëpër dhomat e hotelit.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button