Skuadra e re e Ali Ahmetit në Kuvend

Në legjislaturën e deputetëve 2020-2024 në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI do të përfaqësohet me 15 deputetë, përcjell Agjencia e lajmeve Flaka 

Listës i prinë lideri i BDI, Ali Ahmeti. Nga 15 deputetë, pesë nga ata janë të gjinisë femërore. Mes tyre vërehen profesionistë të lëmive dhe moshave të ndryshme. Agjencia e Lajmeve Flaka ua sjell biografinë e tyre. Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti  i lindur më 5.1.1959, në Zajaz, Kërçovë) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të ndryshme. Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat për herë të parë më seriozisht e “sfiduan” regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë. Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës.

Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës. Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë special sektorin ushtarak. Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër “themeluesit” e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut.

Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore. Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002 fiton zgjedhjet dhe që atëherë mban primatin e politikës shqiptare në RMV. Talat Xhaferi

Talat Xhaferi

Talat Xhaferi  i lindur më 15.04.1962, në Forinë, Gostivar). Është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe aktualisht Kryetar i Parlamentit në një mandat të dytë. Ai ndoqi shkollën fillore në fshatin e afërt Çegranin dhe vazhdoi shkollimin e mesëm në Shkollën e Lartë Ushtarake të Beogradit. Ai studioi në Akademinë Ushtarake të Tokës Këmbësorike të Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) në Beograd dhe Sarajeve dhe u specializua në detyra komanduese dhe të stafit në Akademinë Ushtarake “Gjenerali Mihailo Apostolski” në Shkup.

Xhaferi ishte në fillim një oficer i lartë në ARM, duke komanduar trupa në kazermat e Tetovës. Më 28 prill, ditën sic njihet masakra e Vicës, ai ishte në detyrë si komandant në kazermë. Disa ditë më vonë ai u largua dhe u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), dhe u bë komandanti i saj i Brigadës 116 me nofkën e “komandant Forina”.Izet Mexhiti

Izet Mexhiti

Izet Mexhiti lindi më 8 janar 1977. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet. Momentalisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në Fakultetin e Ekonomisë në Shkup.

Eksperiencën profesionale të punës e ka filluar në shkollën e mesme “Arseni Jovkov”, duke ligjëruar lëndët ekonomike nga viti 2001 deri në 2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005. Që nga prilli i vitit 2005 zgjidhet për kryetar i komunës Çair duke ushtruar besimin e qytetarëve për 3 mandate me radhë. Bajram Kadria

Bajram Kadria

Bajram Kadria  është i lindur me datë 14 dhjetor 1975 në Gostivar, ka qenë kryetari i komunës së Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në f. Vrapçisht, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Gostivarit. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tetovës, në fakultetin e Arteve-dega grafikë.

Ka punuar si profesor në shkollën e mesme teknike dhe në shkollën e mesme ekonomike në Gostivar. Nga viti 2005 deri në vitn 2009 ka qenë këshilltarë në këshillin e komunës së Vrapçishtit.Në zgjedhjet e 22 marsit, respektivisht 5 prillit 2009, zgjidhet kryetar i komunës dhe qëndroi në këtë pozitë deri në vitin 2017. Jeton në f. Vrapçisht dhe është baba i tre fëmijëve. Është anëtar i BDI-së që nga themelimi, kurse ishte ndër të parët në radhët e UÇK-së. Arbër Ademi

Arbër AdemiStrugaLajm

Arbër Ademi ka qenë zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane. Data e lindjes: 25 shtator 1985 Vendi i lindjes: Kumanovë. Shkollimi: 1992-2000 shkollimi fillor “Marshall Tito”, Kumanovë 2000-2004 shkollimi i mesëm – gjimnazi “Goce Dellçev”, Kumanovë. 2004-2008 studime akademike në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës. 2008-2010 studime master në fushën e drejtësisë – drejtimi civil, Fakulteti Juridik USHT. 2011-2015 studime të doktoraturës, Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës-Shqipëri.

Disertacioni i doktoratit: Zgjidhja e mosmarrëveshjeve tregtare përpara arbitrazhit tregtar ndërkombëtar”. Kualifikime tjera: E ka kaluar provimin e jurispodencës E ka kaluar provimin e noterisë Përvojë pune: 2009-2010 Asistent i çrregullt në Fakultetin Juridik në USHT 2009-2012 Asistent i në Fakultetin për Biznes dhe Administratë në USHT 2010 Konsulent i ministrit të Punës dhe Politikës Sociale. 2010 Asistent me orar të plotë pune në Fakultetin Juridik në USHT. Njeh gjuhët: Shqip Maqedonisht Anglisht. Aktualisht është ministër i Arsimit dhe Shkencës.Arben Ziberi

Arben Ziberi

Dr. Arben Ziberi është nga vendbanimi Llaskarcë dhe rrjedh nga një familje me reputacion të lartë në Derven. Ka qenë Drejtor i Entit për Shëndet Publik Shkup.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare u zgjodh deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI. Ziberi fitoi simpatinë e publiket duke qenë aktiv si drejtor i Entit për Shëndet Publik në Shkup në luftën kundër pandemisë CoVid-19. Ziberi vërshoi mediat kur u shkarkuar nga posti i drejtorit nga ministri i shëndetësisë duke u zëvendësuar me Aleksandar Stojanov. Nga BDI vlerësuan që ky veprim i ministrit Filipçe  është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike, një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe demokracisë.Berat Ajdari

Berat Ajdari

Berat Ajdari është nga Sllupcani dhe që në moshë të re ishte pjesëtar i luftës për liri të vitit 2001. Nga kjo luftë ai mori edhe plagë, por asnjëherë nuk është i është dëgjuar zëri dhe kur nuk është krekosur për luftën e lavdishme sepse e shihte si obligim kombëtar. Ajdari, i cili kishte edhe pjesëtar të tjerë të familjes në luftë, tani është kandidatë për deputetë në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai ishte i nominuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2020. Aktualisht, ai është kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Komunën e Likovës dhe Kumanovës. Ështe i diplomuar nË Fakultetin e Shkencave të Informatikës në UEJL. Disa vite ka qenë i angazhuar si profesor në Kumanove, ndersa për një kohë punon në Qendrën për Menaxhim me Kriza.Merita Kollçi-KoxhaxhikuStrugaLajm

Merita Kollçi-Koxhaxhiku

Merita Kollçi-Koxhaxhiku u zgjedh deputete në njësinë e dytë zgjedhore. Merita Koxhaxhiku njihet si mësimdhënëse e dalluar në komunën Çairit. 

Në kuvendin e fundit zgjedhor,  Merita Koxhaxhiku u zgjodh nënkryetare e degës së BDI në Çair.Ismail Jahoski

Ismail Jahoski

Ismail Jahoski ka lindur më 4 Mars të vitit 1963 në Plasnicë. Shkollën fillore e ka mbaruar në Plasnicë dhe më pas mbaroi shkollën e mesme në ekonomi. Ismail Jahoski ka punuar në një kooperativë bujqësore dhe që nga viti 1988 në një kompani private të cilën e ka themeluar vetë ai e që vazhdon të jetë shumë e suksesshme në sferën e ekonomisë jo vetëm në Plasnicë por edhe në tërë Maqedoninë e Veriut.

Pas suksesit të madh në fushën e biznesit, Jahoski i futet politikës duke u zgjedhur kryetar i Komunës së Plasnicës në zgjedhjet lokale në vitin 1996. Pas një mandati të suksesshëm ai edhe në vitin 2000 fiton zgjedhjet lokale dhe vazhdon mandatin e dytë për të vazhduar kështu mandatin e tretë dhe duke fituar zgjedhjet në vitin 2009. Suksesi i Jahoskit në krye të komunës së Plasnicës ka bërë që qytetarët e kësaj komune t’i besojnë atij edhe një mandat të katërt dhe duke u zgjedhur kryetar komunë në vitin 2017 në zgjedhjet e fundit lokale e duke thyer kështu rekord në vend si kryetari më afatgjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për pesë mandate rresht në krye të një komune. Arbana Pasholli

 Arbana Pasholli

 Arbana Pasholli e lidur më 19 prill të vitit 1981, nga një familje intelektualësh dhe me vlera në qytetin e Dibrës. Nënë e dy djemve dhe bashkëshorte e vyer. Ciklin fillor dhe të mesëm e realizoi në Dibër- R.M.V dhe e përfundoi si e diplomuar nga ENP High School, Eldora, Iowa- SHBA. E diplomuar në Psikologji, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup-R.M.V.

Aktualisht vijon studimet Master në Arsim dhe Mësim të Avansuar-Master of Education in Advanced Teaching – MEd, University of the People.
Psikologe në gjimnazin e përgjithshëm “28 Nëntori” – Dibër, me përvojë dhe histori të demonstruar në sferën e arsimit. E aftësuar në menaxhment, planifikim strategjik, punë ekipore dhe vendimmarrje. Aktive në programe dhe projekte të ndryshme të OJQ-ve në përkrahje dhe promovimin e edukimit etik, interkulturor dhe paqësor, integrimit ndëretnik, celebrim të diversitetit, participimit demokratik të të rinjve si dhe fuqizimin e zërit të të rinjve. Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi në vitin 2019 u zgjodh kryetar dege në BDI – Zhelinë. Në zgjedhjet e vitit 2020 merr mandatin e deputetit. 

Deri tash ka qenë drejtor i Resurseve Energjetike të Maqedonisë së Veriut. Vjollca Ademi Latifi

Vjollca Ademi Latifi

Vjollca Ademi – Latifi vjen nga Gostivari. Ademi është nënkryetare e Forumit të Grues në Bashkimin Demokratik për Integrim. 

Po ashtu, Vjollca është anëtare e kryesisë së degës në Gostivar. Është mësimdhënëse në shkollën Bashkimi në Gostivar.Arta Bilalli Zendeli

Arta Bilalli Zendeli

Arta Bilali-Zendeli vjen nga Gostivari. E lindur më 11 prill të vitit 1981 në Gostivar. Në tetor të vitit 1998 ajo fillon studimet në Universitetin Kirili dhe Metodi në fakultetin juridik në Shkup, studime këto të cilat i mbaron në vitin 2003 ndërkohë që fillon studimet master në drejtimin penal. Në vitin 2008 ajo fillon studimet e doktoraturës të cilat i mbaron në vitin 2011 ku edhe fiton titullin Prof. Dr. Eksperienca e saj e punës është mjaft e begatshme pasiqë ka punuar si  kordinatore projektesh në National Tempus Office në Shkup, më pas si këshilltare e jashtme në Ministrinë e mbrojtjes, më pas si komisionere në Ministrinë e drejtësisë, kordinatore e kredive në Universitetin e Tetovës e më pas edhe si kordinatore për studimet master.

Në vitin 2004 ajo fillon punë si asistente në fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Tetovës, që më pas në vitin 2009 të shkojë një hap përpara si asistent profesor ndërkohë që nga viti 2018 ajo ligjëron disa lëndë në po këtë universitet. Kariera e saj politike fillon pikërisht tash si kandidate për deputete e rradhitur në numrin 3 me rradhë në zonën e VI-të zgjedhore.Fisnike Bekteshi Shaqiri

Fisnike Bekteshi Shaqiri

Fisnike Bekteshi Shaqiri prite të merr mandatin e deputetës pas largimit të Naser Nuredinit nga Parlamenti pasi do të vijon drejtimin me Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor. Fisnike Bekteshi Shaqiri ka lindur më 26 qershor të vitit 1988 në Tetovë.

Ajo ka mbaruar shkollimin fillor në fshatin Gajre për të vazhduar atë të mesëm në gjimnazin Kiril Pejçinoviq në Tetovë. Ka mbaruar studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës ku më pas ka qenë dhe e angazhuar në punë të ndryshme në të njejtin institucion arsimor. Ka ushtruar detyrën edhe si nënkryetare e forumit rinor në degën e Tetovës, kurse për një mandat ka qenë dhe këshilltare në komunën e Tetovës ndërsa për momentin është profesoreshë në fakultetin juridik në Universitetin e Tetovës kurse në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare rradhitet e 9 me rradhë në zonën e VI-të zgjedhore. Flaka / L.L

In : Aktuale

Loading...
loading...