Sllovenia i hapi aeroportet

Pas më shumë se dy muaj, Sllovenia përsëri i hapi aeroportet e saj ndërkombëtare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana.

Në aeroportet në Lubjanë, Maribor dhe Portorrozh prej sot në mëngjes janë lejuar fluturimet ndërkombëtare nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe ato nga vendet e treta, kumtuan nga qeveria.

Brigita Zorec, përfaqësuese e kompanisë Fraport, e cila operon me aeroportin Bërnik afër Lubjanës, deklaroi se të gjithë ata që hyjnë në vend, megjithatë, do të duhet të shkojnë në një karantinë shtatëditore.

“Presim që masat kundër përhapjes së koronavirusit të hiqen ngadalë dhe në fund të majit me rregulla të reja të arrijmë në nivelin normal të transportit ajror,” deklaroi Zorec.StrugaLajm

Transportuesit ajrorë paralajmërojnë rifillimin e fluturimeve në fund të majit./MIA

In : Aktuale

Loading...
loading...