BLENDI PETROL
AktualeShowbiz

Sllovenia ia sheh hairin Melania Trumpit

Numri i turistëve amerikanë në Slloveni është rritur ndjeshëm në fund të vitit të kaluar. Sllovenia, vendlindja e zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump , e sheh si faktor kyç zonjën e parë për rritjen e turizmit në vend. “Interesi për Slloveninë është rritur ndjeshëm që nga fitorja e Trump. Sllovenia është kthyer në një destinacion pushimi për amerikanët. Për shkak të rritjes së interesit, Bordi i Turizmit në Slloveni, planifikon fushatë më intensive në tregun e SHBA-ve gjatë vitit 2017”, tha për AFP zëdhënësja e bordit, Livija Kostantinovic. Numri i turistëve nga SHBA-ja është rritur me 15.4% gjatë muajit dhjetor. Shifra e përgjithshme e qëndrimeve turistike të huaja u rritën 10.3 për qind në të gjithë vitin me më shumë vizitorë që vijnë nga Italia, Austria, Kroacia, Gjermania dhe Serbia. Vendlindja e Melania Trump, Sevnica, ishte nga vendet e para sllovene që u ‘vërshua’ nga turistët. Madje, në vend janë hapur edhe furra me emrin ‘Zonja e Parë’, e cila furrë pitet nga molla i shet duke shkruar shkronjën M dhe duke ia bashkangjitur flamurin amerikan. Qeveria në Slloveni prêt rritje të turizmit gjatë këtij viti.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button