Sonte nata e pare me orë policore, për shkelësit, gjoba të rrepta ose burg

Nga sonte fillon ora policore e cila për herë të parë vendoset në vendin tonë, ndërsa do të zgjasë nga ora 21 deri në 6 në mëngjes. Gjatë natës qytetarët nuk guxojnë të lëvizin jashtë shtëpive të tyre, me qëllim mbrojtje maksimale nga përhapja e koronavirusit. Ky vendim është sjellë vonë mbrëmë në seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë.

Kryeministri Oliver Spasovski tha se kjo ndalesë nuk vlen për pjesëtarët e armatës dhe policisë, zjarrfikësit, persona të punësuar në Higjienë komunale, persona të sëmurë ndërsa punëtorët shëndetësorë do të kenë legjitimacione të veçanta.

“Kjo ndalesë nuk vlen për persona që kanë nevojë nga ndihma e shpejtë mjekësore, që janë në gjendje të rrezikshme për jetë, persona në dializë në shoqërim me më shumë dy persona”, tha Spasovski.StrugaLajm

Me orën policore nuk do të përfshihen edhe një pjesë e të punësuarve që nuk mund të ndërpresin punën e tyre, ndërsa sipas shembullit të mjekëve, do t’u jepen legjitimacione të veçanta që i jep Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, tha ministri i punëve të brendshme, Naqe Çulev.StrugaLajm

“Përjashtimet nga përkufizimi i lëvizjes do të vlejnë për të punësuarit në Armatë dhe polici, për një pjesë të të punësuarve në shëndetësi, në kontroll të fluturimeve në navigacionin e Maqedonisë, në PPTH – kjo do të thotë për prokurorët kujdestarë, distributorët e mallrave dhe ushqimit, të punësuarit në sigurim dhe të punësuarit në shtëpitë mediatike”, deklaroi Çulev.

In : Aktuale

Loading...
loading...