Sot ditë zie në Ohër

Këshilli i komunës së Ohrit në seancën e djeshme të jashtëzakonshme të thirrur me rastin e vdekjes së kryetarit të komunës Jovan Stojanoski, njëzëri solli vendim që dita e sotme (17 dhjetor) të shpallet ditë zie në territorin e komunës.
Kryetari i Komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski ndërroi jetë në moshën 48 vjeçare, pasi paraprakisht ka pasur probleme shëndetësore dhe ka ndërruar jetë nga infarkti.

Mandati i Stojanoskit ka filluar më 20.10.2017, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...