Sot është Shën Valentini, si ka lindur kjo festë dhe si festohet!

Sot është 14 shkurt, dita e Shën Valentinit ose Dita e të Dashuruarve. Në këtë ditë të veçantë të vitit, çiftet shkëmbejnë urime, dhurata, puthje dhe festojnë në mënyrën e tyre këtë ditë kushtuar dashurisë.
Por si ka lindur kjo ditë, ka një histori?

Shën Valentini është dita në të cilën festojmë atë mrekulli që është renia në dashuri, duke shkëmbyer dhurata për t’i kujtuar njëri-tjetrit rëndësinë, bukurinë dhe kënaqësinë e të qënurit “të prekur” nga Erosi, zoti i dashurisë.
Shqiptarë dhe Shën Valentini

StrugaLajm

Vetëm pak vjet më parë, diçka më shumë se para një dekade, festa e të dashuruarve mori qytetarinë e një feste të vërtetë edhe për shqiptarët. Aq shume ra në sy kjo, sa “të rriturit” mendonin se kjo ishte një festë krejtësisht rinore, thuajse “e ndaluar” për ta. Kjo për shkak të mosnjohjes së festës, historisë dhe domethënies së saj. Ashtu siç ka ndodhur më shumë ngjarje të tjera të veçanta, të konsideruara të rëndësishme për të gjithë pjesën e botës, por të mbajtura larg nga shqiptarët. Por pak nga pak, festimi i Shën Valentinit filloi të mos i bënte më alergjikë prindërit dhe të moshuarit dhe të bënte më të vetëdijshëm të rinjtë, të cilët tashmë e kishin kuptuar se të festosh Shën Valentinin, nuk do të thotë medoemos të bësh namin në dashuri, por të falenderosh një shenjt që bashkon zemrat e njerëzve të cilët kanë lindur për të qenë bashkë.
Kështu në 14 shkurt, nga viti në vit, nëpër rrugët dhe qytetet shqiptare, shtohen vajzat dhe djemtë që mbajnë dhurata dhe lule në duar, por shtohen dhe njerëzit që dalin rrugëve, lokaleve dhe parqeve për të festuar një festë që në thelbin e saj i ngre himn një ndjenjë mjaft intime. Aq sa vitet e fundit, të shëtitësh sidomos në rrugët e kryeqytetit më 14 shkurt, është si të marrësh pjesë në paradë.StrugaLajm

SHËN VALENTINI, MES MITEVE  DHE LEGJENDAVE
Shën Valentini ishte Peshkop i Romës gjatë shekullit të tretë. Vizitonte të gjitha shtëpitë dhe këshillonte bashkëshortët të ishin besnikë njëri-tjetrit. Klaudio, perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të futeshin në radhët e ushtrisë. Nga ana tjetër, meshkujt nuk donin pasi një gjë e tillë, do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Kështu Klaudio anuloi të gjitha martesat dhe fejesat e kohës. Shën Valentini në kundërshtim me urdhrin e rreptë, martonte çiftet fshehurazi dhe si rezultat kur kjo u bë e ditur, Shën Valentini u arrestua dhe u dënua me prerje koke.
Romët për nder të tij, kishin ndërtuar një tempull jashtë kishës, por kur Armandito pushtoi Romën, shkatërroi edhe tempullin. Pas disa vitesh, arkeologu Pertuci i cili kishte lexuar libra për Shën Valentinin, shkoi në Romë dhe e zbuloi tempullin e tij.

Shën Valentini nuk festohet as nga feja katolike e as nga ajo ortodokse. Këtë e vendosën më tepër tregtarët për të zbrazur raftet e tyre, megjithatë është një ditë që na pëlqen të ndjehemi pak më ndryshe se ditët e tjera dhe pse jo ta shprehim hapur dashurinë kundrejt personit që kemi në zemër.

In : Aktuale

Loading...
loading...