Sot iu dha lamtumira fundit Subi ef.Kadriut,imamit që shërbeu në disa fshatra të Strugës

Sot më datë 17.02.2019 ju dha lamtumira Hoxhës Haxhi Subi ef. Kadriu. Lusim Allahun xh.sh ta mëshirojë dhe të ja falë Xhennetin. Në munges të Myftiut Mr.Salim ef Sulejmani, në emër të Myftinisë Strugë mori fjalën sekretari i Myftinisë së Strugës H.Mushteba ef Shehu. Mes tjerash tha: Në emër të Myftinisë së Strugës nkrye me Myftiun Mr.Salim ef Sulejmani i cili për arsye se nuk ndodhet në mesin tonë, por ndodhet në një udhëtim zyrtar jasht shtetit, ju shprehim ngushllime familjarëve duke e lutut Allahun rahmetliut hoxhës Subi ef Kadriu të ja fal Xhennetin. Haxhi Subi ef. Kadriu. Ka linur në vitin 1935 në fshatin Dollogozhdë. Mësimet e para fetare i ka marr në fshatin dollogozhd te Bajram Hoxha, më pastaj ka vazhdu në medresenë e Prishtinës. Pas përfundimit të medresesë ka përforcuar njohurit e tija fetare te hoxha shumë i njohur Osman Hafëzi.. Për her të parë e fillon këtë mision të shenjtë në fshatin Novosellë ku e kryen detyrën e imamit për 8 vite radhas.Më pastaj Haxhi Subi ef. shërben si imam edhe në fshatin Bogovicë ku edhe aty punon për 8 vite. Më pastaj vazhdon detyrën e imamit për 11 vite në fshatin Tatesh, ku më pastaj do e përmbyll këtë mision të shejntë në fshatin Bixhovë ku edhe aty shërben për 13 vite. Haxhi Subi ef. Kadriu këtu e përmbyll detyrën si imam i rregullt me një veprimtari shumë të pasur, për 40 vite pa u lodhur dhe me një vullnet të madh duke qenë një shembull i mirë në kryerjën e detyrës së Imamit. Lusim Allahun xh.sh të ja lehtësoi udhëtimin e përjetësisë, dhe inshaAllah ta bëjë nga banorët e Xhennetin, kurse familjës i shprehim ngushëllime duke lutur Allahun xh.sh të ju shtojë durimin.

Myftinia e StrugësStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...