Sot ka ndërruar jetë Fazli Shaqiri, ish trajneri dhe organizatori i KF.LIRIA Zagraçan-Shum

Sot në moshën 78 vjeçare, ka ndërruar jetë Fazli Shaqiri, ish trajneri dhe organizatori i KF.LIRIA Zagraçan-Shum.

Xha Fazliu ishte iniciatori që pas shumë viteve pauzë ta rikthejë përsëri futbollin në fshatrat tonë, për më shumë arriti që “Lirinë” e tij ta kualifikojë edhe në Ligën rajonale. Ishte gjithashtu ai iniciatori që Zagraçani dhe Shumi tani e kanë një stadium. Ai motivojë shumë të rinj duke u sjell dëshirën që ta duan sportin ashtu si ishte edhe vet një sportdashës i flaktë. Me fjalë të tjera, ai ishte sinonimi i sportit në vendin tonë!StrugaLajm

I ndjeri do të varroset sot në ora 19:00, në varrezat e fshatit Zagraçan dhe Shum!StrugaLajm

U prehtë në paqe!

In : Aktuale

Loading...
loading...