Sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Alternativës, pritet zgjedhja e kryetarit të ri të partisë

Partia Alternativa sot pritet të mbajë Kongres të Jashtëzakonshëm me fillim nga ora 15:00 në Kumanovë, ku mes tjerash pritet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë, përcjell TV21. Kjo vjen pasi kryetari i AAA-së, Afrim Gashi dha dorëheqje pasi u emërua për kryetar të Kuvendit.

“Të nderuar, sot, më 06.07.2024, me fillim në orën 15:00 do mbahet. Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Alternativës në Pallatin e Kulturës në Kumanovë. Pas zgjedhjes së kryetarit Afrim Gashi për Kryetar të Kuvendit të kryetarit, më datë 28 maj të vitit 2024, ai dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Alternativës dhe për ushtrues detyre u caktua nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Alternativës.

Ndryshe, emra që përfliten si kandidatë për kryetar të partisë janë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Bekim Sali, si dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Zeqirija Ibrahimi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...