Sot takohen Zaev e Gashi

Kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i Alternativës, Afrim Gashi sot në ora 15:30 do të takohen në Klubin e deputetëve, shkruan TV21. Takimin për TV21 e ka konfirmuar vetë kryeministri Zaev, ndërsa siç mësohet formati i takimit do të jetë 1+1, pra vetëm Zaev dhe

Gashi.

“Kemi shumicë parlamentare stabile, presim edhe zgjerim të shumicës. Nuk presim zgjedhje të parakohshme parlamentare, e kundërta deri tek zgjedhjet e rregullta në qershor 2024, Qeveria do të fokusohet në zhvillimin e shpejtë ekonomik”, tha për TV21 kryeministri Zoran Zaev.

Takimin e konfirmojnë edhe nga partia e Gashit, por pa konkretizuar se me çfarë kërkesash do të ulen në tavolinë e bisedimeve me kryeministrin Zaev.

“Po, e vërtetë është se do të ketë takim, por takime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në te ardhmen. Ndërsa, për atë së çfarë do të flitet në takimin e nesërm, do të ju njoftojmë pas përfundimit të takimit”, deklaroi për TV21 Orhan Murtezani nga Alternativa.StrugaLajm

Takimi Zaev-Gashi vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerim të shumicës parlamentare. Alternativa ka 4 deputetë në Kuvend, të cilët nëse i bashkohen shumicës, shumica arrin në 64 deputetë, nëse këtu llogaritet edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që lamë pas, nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë.

Sipas informacioneve të emisionit “21 Analiza” në TV21, Zaev në takimin me Afrim Gashin do të paraqitet me mandatarin e ri dhe me shumë gjasa kandidatin për kryetar të LSDM-së.

Sipas informacioneve të emisionit “21 analiza”, Zaev në takim me Gashin do të shkojë i shoqëruar nga mandatari i ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...