Sot u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo. Po e përcjellim me poezinë që shkroi për këtë ditë!

E di që shumë vajza më deshën…

E di që shumë vajza më deshën
ca provokuese, ca të heshtura pa zë,
po unë në jetën prej gjysmëmurgu
prej tyre desha vetëm një.

Nuk e di ku janë, s’e di çfarë bëjnë
çarçafi i bardhë herë-herë s’i nxe.
Po unë nën çarçaf shtrihem me kujtimet
dhe e kuptoj që vend tjetër s’ka më.StrugaLajm

Tani që hapat e vdekjes i ndjej si afrohen
të heshtura, të zeza një nga një.
Ndonjëra ndonjë lot do derdhë fshehtaz,
vetëm njëra do të qajë me zë.

In : Aktuale

Loading...
loading...