Sot vendoset koalicioni ndërmjet Besës dhe Aleancës?

Me shumë gjasë, sot Lëvizja Besa, do të prononcohet rreth ofertës  për bashkëpunim  në zgjedhjet e ardhshme vendore me Aleancën për Shqiptarët , bëjnë të ditur burime të besueshme nga Lëvizja Besa për Strugalajm.com.Këto burime saktësojnë se në tavolinë, janë dy ofertat  e dy subjekteve politike të cilat për këtë qëllim kanë ngrituer edhe komisionet respective për afrimin e qëndrimeve.Edhe pse nuk jepen shumë detaje se deri ku kanë shkuar bisedimet, por joformalisht mësohet se bashkëpunimi i mundshëm do jetë në rang kandidatësh për krer komunash dhe jo listash.Opsioni i cili  po diskutohet, ndërmjet dy partive,  sipas këtyre burimeve konsiston në atë që Lëvizja Besa të mbështesi  Aleancën për Shqiptarët në komunat e Strugës,Gostivarit si dhe disa komunave rurale, ndërsa Aleanca të mbështesi Besën në Tetovë,Cair si dhe pothuajse në të gjitha komunat rurale nga Tetova deri në  Kumanovë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...