Sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

Sot, më 29 shtator, për referendumin e 30-shtatorit, në Maqedoni do të votojnë personat e sëmurë, të rënduar, të burgosur dhe në burg shtëpiak të cilët janë shtetas të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të cilët janë regjistruar në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është mbyllur më 10 shtator.

Votohet në 3.480 vendvotime, në 80 komuna. Vendvotimet nesër, e diel, 30 shtator do të hapen në ora 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00.

Krahas të sëmurve, sot do të votojë edhe diaspora e Maqedonisë në përfaqësitë konsullore në: Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.StrugaLajm

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.StrugaLajm

Përderisa ndonjë votues i cili paraprakisht është paraqitur se do të votoj në Konsullatë udhëton për në Maqedoni nuk do të mund ta realizojë të drejtën e tij për votim në vend, pasi që emri i tij do të jetë i shënuar në vendin që është paraqitur. Votimi në diasporë fillon nga ora 7 e mëngjesit dhe përfundon në orën 19 sipas kohës lokale.

Anëtarët dhe zëvendës-anëtarët e këshillave zgjedhorë kanë votuar më 26-shtator, pasi që do të marrin pjesë në votimin e diasporës për referendumin e 30-shtatorit.

Referendumi do të mbahet nesër, e diel, më 30 shtator, dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

In : Aktuale

Loading...
loading...