Spasovski: 27 Prilli është kujtim i përgjakshëm që sjell regjimi, të mos e lëmë të përsëritet

Bartësi në Njësinë e dytë zgjedhore i LSDM-së Oliver Spasovski sot para Kuvendit në një deklaratë për mediat theksoi se nuk duhet ta harrojmë dhe të lejojmë që të përsëritet 27 prilli, data më e zezë në historinë e demokracisë sonë.

“Fotografitë dhe regjistrimet nga ngjarjet e përgjakshme, për të cilat në këtë mënyrë sot para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, le të mbesin një kujtesë për atë çfarë pasojash ka nga regjimi i djathtë i VMRO-DPMNE-së. Dhunues, të inkurajuar nga VMRO-DPMNE-ja hynë në Kuvend, duke tentuar të vrasin deputetë, të lëndojnë gazetarë dhe të punësuar në shërbimet e Kuvendit, ta prishin rendin kushtetues”, tha Spasovski.

Sipas tij, paralajmërimet për faljen e personave që hynë në Kuvend “janë skandaloze dhe të palejueshme dhe tregon se asgjë nuk ka ndryshuar në VMRO-DPMNE”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...