Spasovski: Do të ketë ndryshime ligjore në ligjin për shtetësinë

Mijëra qytetarë, edhepse jetojnë në Maqedoni, me vite të tëra nuk gëzojnë të drejtën e nënshtetësisë, pasi kërkesat e tyre refuzohen nga MBP, në të shumtën e rasteve pa ndonjë arsye serioze.

Fitimi i nënshtetësisë dhe pengesat për realizimin e kësaj të drejte u riaktualizuan si çështje në Kuvendin Republikan.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, pyeti ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin, se çfarë po ndërmerr ai dhe dikasteri që drejton për t’u mundësuar kësaj grupe të qytetarëve që të realizojnë këtë të drejtë nga e cila burojnë shumë të drejta të tjera.

“Edhe Avokati i Popullit në raportin e tij të vitit 2016 e përmend çështjen e shtetësisë, parashtresave të qytetarëve që kanë problem me shtetësinë dhe veçanërisht potencon mungesën e kooperimit dhe bashkëpunimit mes organeve të ndryshme të MPB-së. Në këtë këndvështrim e përmendën DSK-në, e cila shpesh duke u thirrur në masat se mbrohet siguria e vendit, i refuzon qytetarët”,- deklaroi deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli.

Spasovski sqaroi se pengesat janë të natyrave të ndryshme, ndërsa numri i personave që konsiderohen se përbëjnë rrezik është minor.StrugaLajm

Ai njoftoi se Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për udhëheqjen e librave të amzës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po analizojnë gjendjen për të parë se sa persona nuk kanë dokumente personale dhe shtetësi të Maqedonisë,edhepse jetojnë më gjatë në vend. Ai nuk përjashtoi mundësinë që pas analizës të propozohen ndryshime ligjore për të zgjidhur këtë problem.

“Pjesa më e madhe e tyre janë persona të cilët gjatë pavarësimit të Republikës së Maqedonisë kishin detyrim ligjor që të paraqiten për t’u regjistruar për shtetësi të RM-së. Lëshimi më i madh është bërë atëherë. Dhe qytetarët që nuk janë nga RM-ja, por kanë qenë të martuar në RM, ose të zhvendosur etj, nuk e di për cilat arsye, personale, nuk janë paraqitur për të marrë shtetësinë e RM-së”,- u shpreh ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Sipas tij, shumica prej tyre nuk kanë deklaruar as qëndrim të përhershëm dhe tani nuk e kanë dëshminë kyçe se sa kohë qëndrojnë në territorin e Maqedonisë.

In : Aktuale

Loading...
loading...