Spasovski ia dorëzon “çelsat” e qeverisë Zoran Zaevit

Sot në ora 09:00, kryeministri teknik Oliver Spasovski, i dorëzoi mandatin kryeministrit të ri Zoran Zaev, informon Zhurnal.

Spasovski i uroi Zaevit mandat të suksesshëm katër vjeçar, ku siç shprehet, të gjithë së bashku do të angazhohen për t’i realizuar prioritetet për të cilat e kanë marë besimin nga qytetarët e ato janë e ardhme e sigurtë, mbrojtje e shëndetit, ekonomi të zhvilluar, drejtësi e perspektiva evropiane.StrugaLajm

“Në pranim-dorëzimin e sotëm të postit të kryeministrit, kryeministrit Zoran Zaev i urova mandat të suksesshëm katër vjeçar në Qeverinë e re, ku së bashku do të angazhohemi të realizojmë prioritetet për të cilat e morën besimin nga qytetarët: e ardhme e sigurtë, mbrojtje e shëndetit publik, ekonomi të re të zhvilluar, drejtësi, perspektiva evropiane. Kisha nderin dhe përgjegjësi të madhe të udhëheqë vendin në një situatë specifike, ku së bashku u pajtuam se Qeveria e mëparshme me sukses iu përgjigj sfidave. Vazhdojmë të punojmë së bashku për qeverinë e re, për interesin e qytetarëve dhe shtetit, çdosecili prej nesh sipas obligimeve të besuara”, ka shkruar Spasovski.StrugaLajm

Ndryshe, Spasovski tani përsëri do të rikthehet në postin e tij të mëparshëm si ministër i punëve të brendshme.//Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...