Spasovski: Mbrëmë kishim natë të qetë

Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski ka vlerësuar se nata e ndërrimit të moteve përgjithësisht ka qenë i qetë, pa prishje më të mëdha të rendit publik dhe qetësisë. Ai ka informuar se gjatë natës janë regjistruar 16 vepra penale, 13 kundërvajtje, ndërsa nuk ka pasur aksidente me pasoja vdekjeprurëse. Gjatë natës së Vitit të Ri janë caktuar nëntë kallëzime për ahengje të palejuara dhe grupime të më shumë se katër personave në objekte private.

“Bëhet fjalë për pastrim të plotë dhe dokumentim të rasteve. Në numrin telefonik falas që e kemi promovuar si projekt për paraqitjen e çfarëdo prishje të protokolleve shëndetësore nga 28 dhjetori në orën 12:00 deri më 1 janar në ora 11:00, janë regjistruar 62 shkelje. Ndërsa në periudhën prej orës 19:30 më 31 dhjetor deri në orën 8 më 1 janar 2021, ka pasur 22 kallëzime. Janë kontrolluar 288 objekte hotelerike në Shkup dhe ka dy të lënduar”, ka thënë Spasovski.LAJME TË NGJASHMEJan 1, 2021

Ai ka informuar se në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 16 vepra penale, ku pesë në territorin e SPB Tetovë, nga tre në territorin e SPB Shkup dhe SPB Ohër dhe SPB Strumicë dhe nga një në SPB Veles dhe SPB Shtip. Në territorin e SPB Kumanovë nuk ka të regjistruar asnjë vepër penale. Prej tyre pesë janë për mosveprim sipas protokolleve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, konstatuar gjatë kontrolleve të objekteve hotelerike.StrugaLajm

“Janë regjistruar edhe tre vjedhje të rënda, dy vepra penale për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike dhe substancave psikotrope dhe nga një vepër: vjedhje dhe lëndim të rëndë trupor, ose sulm të personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë, lëndim trupor gjatë dhunës familjare dhe prishjes së sigurisë në trafik”, ka informuar Spasovski.StrugaLajm

Nga ana e nëpunësve policor janë konstatuar vetëm 13 shkelje në territorin e vendit, ku tetë në Shkup, dy në territorin e SPB Shtip dhe nga një në SPB Manastir, SPB Ohër dhe SPB Tetovë.

In : Aktuale

Loading...
loading...