Në Ohër, zjarr i madh nga djegia e kallameve

Zjarr i madh shpërtheu sot pasdite në lagjen Andon Dukov në Ohër, në afërsi të bregut të Liqenit të Ohrit. Krahas kallamit dhe druve, zjarri ka përfshirë edhe disa baraka dhe shpezë që ishin vendosur në kotece.

StrugaLajm

Në fikjen e zjarrit morën pjesë tri automjete të shërbimit zjarrfikës të Ohrit, ndërsa ndihmuan edhe shumë banorë lokal. Zjarri filloi me djegien e kallamit, dukuri kjo që gjatë periudhës së fundit në rajonin e Ohrit dhe Strugës merr një hov të madh dhe shqetësues.StrugaLajm

Nga njësia zjarrfikëse e Strugës dhe Ohrit shprehen se nuk mbajnë mend që të ketë pasur aq shumë intervenime në këtë periudhë të vitit. Ndërkohë, ende pritet raporti i inspektorëve shtetërorë të cilët i hetojnë rastet e djegies së kallameve në bregun e Strugës.

In : Aktuale

Loading...
loading...