Studimi i madh: Sa më shumë kafe që pini, aq më gjatë do rroni


Çdoherë e më shumë po flitet për pasojat e kafesë në shëndetin njerëzor.
Kafeja është e pasur me kafeinë, dhe nëse konsumohet në masë të madhe, pija mund të kthehet në varësi. Megjithatë, ka shumë përfitime shëndetësore të konsumit të rregullt të kafesë, transmeton lajmi.net.

Një debat i vazhdueshëm ka treguar se kafja është e lidhur me jetëgjatësinë dhe shëndetin më të mirë. Megjithatë, një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar mat një faktor që nuk është elaboruar në mënyrë specifike në diskutimin drejt kafesë dhe jetëgjatësisë: metabolizmin.

Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Kancerit të ShBA-ve dhe Universitetit të Northwestern kanë kryer një studim duke përdorur të dhëna nga UK Biobank, i cili ka matur vdekshmërinë e më shumë se 500 mijë subjekteve gjatë një periudhe 10 vjeçare.

Ata analizuan numrin e subjekteve sa pinë mesatarisht kafe në ditë, dhe gjithashtu hulumtoi modifikimin e efektit të mundshëm nga metabolizmi kafeinë.StrugaLajm

Në raport prej 0.5, subjektet që pinin kafe më shumë kishin gjysmën e gjasave për të vdekur sesa ata që nuk pinin fare.

Për më tepër, subjektet të cilët pinë më shumë se 8 filxhanë kafe gjatë ditës kishin rezultatet më pozitive, të cilat në të vërtetë theksuan rëndësinë e kafeinës në metabolizëm. /Lajmi.net/

In : Aktuale

Loading...
loading...