STAMPIM I DIPLOMAVE PËR ANALFABETË FUNKSIONALË

Nëse e keni hapur vetëm një herë faqen e Agjencisë për Punësim, me siguri keni qenë dëshmitar të paradoksit më të madh, qindra të papunësuar kërkojnë punë, dhe po aq kompani kërkojnë punëtorë që nuk i gjejnë dot. Maqedonia – vend i “stampimit” të diplomave për analfabetë funksionalë.

Shkruan: Katerina Topallova

“Më shumë se 90 për qind e të papunësuarve në vend janë analfabetë funksionalë ose të shkolluar jofunksionalë, ndërsa 63 për qind e tyre nuk kanë arsim fillor ose nuk e kanë të mbaruar arsimin fillor. Kjo është gjendja aktuale, ky është kuadri që tregu i etur i punës nuk mund të thithë sepse është i papërtatshëm. Patjetër të flasim për këtë, ky është një problem dhjetëvjeçar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm.” Një deklaratë të tillë e ka dhënë zëvendëskryeministri Bytiqi, duke shpjeguar nevojën për rikualifikim apo trajnime shtesë për konkurrencë më të madhe në tregun e punës. Mësimi i përjetshëm është një trend botëror që duhet ndjekur dhe të gjithë brezat duhet të kuptojnë se me marrjen e diplomës nuk përfundon edhe shkollimi ndaj tani është koha për të punuar.

Por ajo që Bytiqi nuk e thekson në këtë deklaratë është “stampimi” i diplomave apo vlera e tyre.

“Vendosja e qëllimeve dhe treguesve për strategjinë gjithëpërfshirëse për arsimin 2018-2025 po ecën ngadalë, si dhe zbatimi i një sistemi të përshtatshëm monitorimi. Rekomandimet e raportit të vitit 2020 janë adresuar vetëm pjesërisht dhe mbeten të vlefshme”, thuhet në raportin e fundit të Komisionit Evropian.StrugaLajm

Cila është cilësia e arsimit që ofron ky vend dhe pse askush nuk flet për dhjetëra studentë që diplomojnë në universitetet maqedonase pa e ditur as gjuhën maqedonase? Si mbarojnë universitete private pa e ditur degën që iu është shkruar në diplomë? Kush dhe si e lejon biznesin e “stampimit” të kuadrove me arsim të lartë? Dhe së fundi, kujt i shkon për shtati që analfabetë elementarë të posedojnë një diplomë?

Korrupsioni në arsim nuk është vetëm në “dhuratën në zarf” për dhënien e provimit, është edhe në “shitjen” e librave që janë kusht për një notë, lidhjet familjare, partiake e miqësie që të “kalojë” një nxënës ose student i caktuar  dhe kalimi që studentë të mos largohet nga ai institucion arsimor.StrugaLajm

“Stampimi” i analfabetëve funksionalë vihet në provë menjëherë kur diploma shkon në tregun e punës, kur duhen aftësi dhe jo pesëshe apo dhjetëshe, kur një gjë kërkon tregu, ndërsa shkolla jep diçka tjetër.

Me dekada të tëra, shteti ka mbyllur sytë ndaj programeve të shumta të vjetruara, për të cilat gjithmonë paralajmërohen reforma, të cilat gjithmonë fillojnë por nuk mbarojnë kurrë. Institucionet tona arsimore dhe tregu i punës janë dy botë paralele që nuk mund të bashkohen. Ne ende shkruajmë se pse kemi një numër të vogël gazetarësh të regjistruar, pak filologë apo matematikanë të painteresuar.Nxënësit tanë nuk janë të motivuar, sepse po mësojnë për “mouse” dhe tastierë, kur tashmë kanë postuar dhjetëra statuse në profilet e tyre në rrjetet sociale. Nxënësit tanë bëjnë projekte në letër-hamer dhe nxënësit mësojnë nga skriptet e fotokopjuara.

Do të ketë diploma “të stampuara”, sespe gjysëmvjetori i parë ka kaluar pa tekste dhe shpresojmë të shtypen për gjysëmvjetorin e dytë. Sepse nxënësit dhe studentët e konsiderojnë “normale” këtë dhe sepse shohin që kështu shkon. Sepse në universitete ka një familje të tërë të punësuarve dhe sepse askush nuk mund t’iu bëjë asgjë .

Ndaj bukëpjekësi do të nënvlerësohet edhe pse paguhet më shumë se një jurist, prandaj rrobaqepës nuk do të ketë as për ilaç edhe pse kërkohet më tepër se një ekonomist. Tregu i punës dhe arsimi maqedonas janë një adoleshent dhe një prind që vazhdimisht bërtasin dhe nuk dëgjojnë njëri-tjetrin.

Tek ne, i nderuar zv.kryeministër, problemi është sistemik dhe mungon vullneti politik për ta zgjidhur, sepse dikujt i shkon për shtati që ky vend të jetë fidanishte e analfabetëve me diploma!

In : Aktuale

Loading...
loading...