Lulzim Nasufi:BUXHETI ME RRITJE HISTORIKE – SHËRBIMET NË NIVEL AFRIKE…

Nesër më datë 29.12.2023. para Këshiltarëve të Komunës së Strugës, përvec pikave të tjera është edhe pika për miratimi i Buxhetit të Komunës së Strugës i cili për nga shuma është Historik, plot 20.860.000.00 Euro, pra reth 1 milion euro më shumë se Buxheti i vitit që sapo e lëjm…

Ky Buxhet me rritje historike do të mbushet nga xhepat e qytetarëvë, duke rritur kompenzimin për rregullimin e tokës ndërtimore, – KOMUNALET – për 20 – 30 %, nga shitja e tokës ndërtimore në pronësi të RMV, nga ku pritet të grumbullohen reth 2.664.000.00 euro, normal të priviligjuarve të Kryetarit të Komunës së Strugës, dhe Tatimet nga qytetarët.

Pra edhe pse rritën Komunalet për 20-30%, Administrata Komunale NUK KA OBLIGIM për rregullimin e infrastrukturës lokale, dmth, ju përvec që do të paguani komunalet Komunës, ju përsëri vetë duhet të paguani rregullimin e rrugës, rregullimin e trotuarit, lidhjen në rrjetin Elektrik, lidhjen në rrjetin e Ujësjellësit, lidhjen në rrjetin e Kanalizimit, etj., etj.
Për vitin 2024, :StrugaLajm

  • Administrata Komunale e Komunës së Strugës, do të ketë Buxhet reth 3.220.000.00 Euro,
  • Këshilli i Komunës së Strugës, do të ketë Buxhet reth 197.400.00 Euro,
  • Kryetari i Komunës së Strugës, do të ketë Buxhet reth 245.800.00 Euro, dhe
  • Programi për Rregullimin e Tokës Ndërtimore përkapën shumën e reth 6.167.000.00 euro, për të cilat Administrata e Komunës së Strugës bën zero TRANSPARENC…

TRANSPARENCË

NDRYSHIMETËMËDHA

PËRGJEGJËSI

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – së, – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...