BDI: Sekretariati sapo u avansua në Ministri, urime

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, themeloi Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve që do të zëvendësoj Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Njëri nga Propozuesit e ligjit, deputeti i BDI-së Artan Grubi theksoi: “Sot avansuam Sekretariatin për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në Ministri për sistem politik dhe marrëdhënie midis komuniteteve duke realizuar edhe një pikë të madhe nga programi jonë dhe premtim parazgjedhor si dhe nga deklarata e përbashkët. Faleminderojmë të gjithë deputetët, pozitë e opozitë, që mbështetën këtë proekt gjigand. “StrugaLajm

Kjo Ministri ishte pjesë edhe e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare./TS/

In : Aktuale

Loading...
loading...