Gratë vendosin vetë nëse abortojnë apo jo!

Shkup, 3 shkurt – Qeveria e Maqedonisë, ka miratuar ligjin e ri për ndërprerjen e shtatzënisë me të cilin e drejta e gruas për të ndërprerë shtatzëninë është e pamohueshme.

Deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpanska thot se vetëm gruaja, me vetëdije merr vendim për lindjen dhe numrin e fëmijëve. Sipas saj ndërprerja e shtatzënisë duhet të jetë e sigurt, në kushte dhe në një mënyrë sipas mjekësisë së bazuar në prova dhe nga ekspertët.

“Nuk ka më procedura administrative, komisione, asnjë konsultim të njëanshëm, nuk ka 3 ditë pritje, nuk ka më marrje të vendimeve në emër të saj. Përfundimi i shtatzënisë do të bëhet në nivelin e pranuar të kujdesit shëndetësor në kushtet dhe mënyrën e parashikuar me ligj. Ndërprerja e shtatzënësisë do të bëhet sipas kërkesës dhe me pëlqimin e gruas deri në 12 javë dhe në raste të caktuara deri në 22 javë. Gruaja do të dijë se kur do të nxjerrjet, dhe se çfarë pasojash sjell ndërhyrja. Jeta e gruas është mbi të gjitha”, u shpreh deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpanska. Por sektori jo qeveritar lidhur me këtë çështje ka qëndrime të ndara.

‘’Gruaja e cila ka vendosur të abortoj do të abortoj ,pavarësisht nëse shteti apo autoritetet shëndetësore e lejojnë ose jo, barrierat që u krijuan në 2013 kontribuan që gratë një periudhë të presin derisa të marrin leje për abort ,ose ishin të detyruara të përdorin një opsion tjetër për të ndaluar shtatzëninë e padëshiruar’’,u shpreh Natasha Boshkova nga koalicioni ’’Margini’’.

“Nuk po jepet hapësirë e mjaftueshme që gruaja të ulet dhe të mendojë mirë për vendimin që do të sjellë lidhur me shtatzënin e saj,në të njëjtën kohë përjashtohet e drejta e saj për t’u informuar,pasi që jo çdo grua është e informuar dhe e vetëdijshme për shëndetin, për shtatzëninë,dhe për kushtet që i ka’’, Svetllana Jovanova nga qendra për ndihmë të grave.StrugaLajm

Ligji parashikon që mjekët të informojn pacientët për pasojat, dhe rrezikun që mund të kenë nga ndërprerja e shtatëzanisë,ndërsa psikologët kërkojnë që edhe ata të inkuadrohen në këtë proces.

‘’Praktika jonë tregon se femrat që vijnë për abort ose ato që mendojnë për abort më së shumti janë gra që nuk e kanë përkrahjen e familjes,ose të partnerit,ose bëhet fjal për fëmijë të dytë ose të tretë në familje që problemi janë financat’’, u shpreh psikologja Aleksandra Petrovska.

Përndryshe, projekt teksti ka kaluar filtrin e parë në qeveri dhe i njëjti pritet të kalojë në procedurë parlamentare. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...