Struga bëhet për herë të parë me psikoterapiste shqiptare

Struga bëhet për herë të parë me psikoterapiste shqiptare

Arta Qoku merr titullin psikoterapiste nga Instituti Gestalt në Shkup, që është instituti i parë në Maqedoninë e Veriut me akreditim evropian për trajnim në psikoterapi gestaltiste. Specializimi zgjat gjashtë vjet. Znj. Qoku ka ushtruar detyrën e psikologut të shkollës pranë gjimnazit të Strugës për 20 vjet.

Në jetën dinamike që jetojmë, shumë pak kohë i kushtohet shëndetit mendor, i cili është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë, se shëndeti fizik. Psikoterapia sot nuk konsiderohet më tabu apo turp. Njerëzit shpesh fshehin ndjenjat e tyre pas postimeve spektakulare, stolitjeve dhe paraqitjeve të dukshme për publikun. Ajo që është realisht e nevojshme, është afërsia reale me gjendjen shpirtërore. Ne kemi nevojë për psikoterapi kur ndjenjat, mendimet dhe sjelljet tona përkeqësojnë cilësinë e jetës sonë. E vetmja gjë që nuk duhet të konsiderohet turp është të kërkosh për veten atë që ke nevojë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...