Struga dhe mbarë bota muslimane feston Kurban Bajramin

Besimtarët muslimanë në Strugë në RMV dhe mbarë botën islame sot e festojnë Kurban Bajramin, një ndër festat më të mëdha islame.

Në ora 4.23 besimtarët në Shkup e kanë falur namazin e sabahut, ndërkaq në 5.38 namazin e Kurban Bajramit. Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup dhe u transmetua drejtpërdrejtë në TVM2.

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis Shaqir efendi Fetahu në porosinë e Kurban Bajramit potencon se festa e Kurban Bajramit simbolizon devotshmërinë e nivelit të lartë. Kjo festë e madhe e Kurban Bajramit, siç thotë ai,  i flet njeriut bashkëkohorë që krahas zhvillimit në sfera të ndryshme, t’i kthehet shpirtit, moralit, familjes së shëndoshë, shoqërisë fisnike që do të kontribuojë në afrimin në mes kombeve, në ndihmën në mes njerëzve, në ndaljen e vrasjeve, mbytjeve, luftrave, masakrave, gjenocideve, dhe evitimin e anomalive të rrezikshme që rrënojnë moralin njerëzor.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...