Struga do mbetet pa transfuziolog!!!

Edhe pse Njësia e Entit të  Transfuziologjisë në Strugë funksionon me kapacitet të plotë rrezikon që në një të afërme të afërt të mbetet pa transfuziologun e vetëm të këtij Enti.Nexhat Ismailoski i punësuar si transfuziolog tregon për ”Strugalajm.com’’ se ka tejkaluar moshën e pensionit  dhe një hendikep si pas tij është fakti që Enti për Strugën nuk ka dërguar asnjë mjek në specializim që në një kohë të ardhme të punësohet në Njësinë e Strugës.Ismailoski sqaron se ai mund të angazhohet edhe disa kohë në këtë institucion duke  e përkufizuar si lëshim të pafalshëm faktin që Enti i Strugës rrezikon të mbetet pa transfuziolog për fajin e neglizhencës institucionale.Dhurimi i gjakut në Njësinë e Transfuziologjisë në Strugë po shënon rritje permanente dhe moshat mbi tridhjet vjecare janë dhuruesit më të rregulltë të gjakut në mënyrë vullnetare konfirmon Ismailoski  .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...