STRUGA FESTOI SHQIPËRISHT PAVARËSINË E KOSOVËS

STRUGA FESTOI SHQIPËRISHT
PAVARËSINË E KOSOVËS

E organizuar nga SHOQATA ATDHETARE “FOLEJA E SHQIPES” u festua shqipërisht Pavarësia e Kosovës!
Para fillimit të manifestimit artistët u ftuan nga Konsulli I Përgjithshëm I Republikës së Kosovës në Strugë z. Agim Krasniqi në zyrat e përfaqësisë së Kosovës!
Më pas filloi programi!
Artistët e kombit Xhevat Limani, Pajazit Murtishi, poetesha Alije Arsllani, këngëtarët Agim Poshka, Dardan Kolonja dhe Arben Ajdini dhe në veçanti vogëlushja gjashtë vjeçare Ajana Zhaku emocionuan publikun Strugan! Valle të shkëlqyera të valltarëve ladorishtarë dhe dollogozhdarë shkëlqyen!
Fjalë rasti kishin Konsulli I Përgjithshëm I Republikës së Kosovës z. Agim Krasniqi!
Mysafirët nga Kosova, regjisori Luan Kryeziu I cili është duke xhiruar një film të metrazhit të gjatë mbi luftën e lavdishme të UÇK-së si dhe Enver Morina ngelën të emocionuar nga programi i struganëve të cilët faleminderuan struganët për mikpritjen e vëllezërve kosovarë!
Drejtoria për Vlerat Shqiptare gjegjësisht drejtoresha Manjola Perja, Mirënjohje I ndau Shoqatës së lartëpërmendur për aktivitetet kombëtare!
Telegrame urimi të dërguara nga atdhetari Lebit Murtishi dhe shkrimtarja Violeta Allmuca e cila urimin e dërgoi në vargje!
Dhe nl fund ëmbëlsirën tortën gjigante me flamurin e Kosovës dhuratë nga Dredhëza 3, kishin nderin ta presin Nazim Mazari babai I Nuri Mazari Komandant Struga dhe ish I burgosuri politik z Irfan Vlashi!
Artistët strugan dhe mysafirët nderuan Dëshmorin Nuri Mazari Komandant Struga në vendprehjen e tij në Dollogozhdë!
Lule të freskëta venduan të pranishmit, dhe fjalë shpirti tha aktori shkrimtari dhe atdhetari Xhevat Limani!
Më pas një vizitë i bëm SHFK “Nuri Mazari” dhe drejtoreshës së palodhur Alije Arsllani e cila me marrjen e postit udhëheqës i vu në binar proceset edukativoarsimore kulturë dhe disiplinë! Uruam drejtoreshën për punën e palodhur!
URIME KOSOVË
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT LAVDI NURI MAZARI- KOMANDANT STRUGA
Zërimin dhe aktivitete të tjera ishin donacion i DIBRA SOUND!

p.s. ne kaq mundemi por bëjmë, kush bën më mirë le të urdhëroi, ne na ka mbas.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...