Struga po zbarazet nga shqiptarët, politika në gjumë

Se sa i frikshëm, po rezulton migrimi për Strugën, tregoi vetëm një shifër e dhënë nga Enti i Statistikave të Maqedonisë, sipas të cilës  vetëm më 2017 janë lindur në shtetet europiane   330 fëmijë(kryesisht në Zvicër)  nga prindër me origjinë nga Struga ( pjesa dërrmuese shqiptar) të cilët kanë regjistruar fëmijët e tyre në regjistrin qendror të gjendjes civile të Maqedonisë.Braktisja  e Strugës është edhe më e madhe raporton Strugalajm.com  sepse kjo shifër nuk duhet të merret e mirëqënë për faktin se ka shumë prindër me origjinë nga Struga, të cilët kanë shtetësi të vendit ku kanë emigruar, dhe për pasojë,  nuk kanë bërë regjistrimin e fëmijëve.Nëse, krahasimi bëhet, me të dhënat që Spitali i Strugës ka referuar, për lindjet në vitin 2017, rezulton, se më shumë shqiptar lindin, nga nënat strugane në diaspora, se sa në Strugë.Në vitin, 2017, në Spitalin e Strugës, kanë lindur 800 fëmijë, nga të cilët vetëm 600 nga prindër me vendbanim, Strugën, ndërkohë ,sa i përket etnisë vetëm gjysma, rreth 300 fëmijë janë lindur nga nëna shqiptare të Strugës.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...