“Struga që duam”

Të vish në Strugë dhe gjithmonë ke ndryshim! Nëse ju mendoni se kjo është Struga që ne duam, kjo është shumë gabim, të paktën unë mendoj kështu, ndoshta jam gabim, varet dhe nga cfarë këndvështrimi e shikoni!
Hera e fundit kur isha në Strugë gjithçka “ishte” në rregull. Ndërsa, tani po shoh ndryshim, kanë filluar punimet për qendër më të madhe të Strugës dhe në lokalin ku mund të shikoje gjithë qytetin tani është në rindërtim e sipër për lojëra fati! Ej, popull Struga jonë e bukur po bëhet me qendër më të madhe? Për këtë kemi nevojë ne qytetarët e saj?! Jo, jo kjo nuk është Struga që ne duam, derisa në qytetin tonë ka mungesë të vend parkimeve, kemi mungesë të biblotekave, kemi mungesë të fushave sportive dhe shumë mungesa të tjera… Nuk është rradha për këto gjëra, deri sa nëpër shkollat mungojnë kushtet primare, ka mungesë të laboratoreve, ka mungese të sallave sportive, mungojnë kushtet e ngrohjes etj, derisa po investoni ne GJËRA TË PANEVOJSHME investoni për gjërat që me të vërtet kemi nevojë. Investoni për më të mirën e qytetit! Nuk e di a e keni patur rastin të vizitoni spitalin e qytetit tonë, është në gjendje të mjerushme. Kur një pacient shkon për vizitë dhe shërim, ndodh që sëmundja të dyfishohet shkaku i kushteve të mjerushme të spitalit. Prandaj do ju lutesha në emër të qytetarëve të cilët dita ditës po largohen më shumë nga Struga, investoni në arsim, investoni në kultur dhe investoni në shëndetsi dhe në mundësi punësimi të të rinjve të qytetit tonë. Deponia është një problem tjetër i qytetit tonë, gjejeni një zgjidhje për atë dhe për gjithë rrugët e qytetit të cilat më shumë kanë gropa se asfalt!

Liridona Dauti-studenteStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...