Struga, qyteti i dy ujërave, lidhje unikate e bukurive natyrore

Vlenë si qyteti më i ndriçuar në Maqedoni dhe paraqet një lidhje unikate e bukurive natyrore. Ja pse ende i’a vlenë të vizitojmë perlën tonë.

Viteve të fundit Struga është bërë destinacion i njohur dhe tërheqës edhe për turistët e huaj, të cilët çdo vit vijnë në numër sa më të madh. Dhe me të vërtetë ka shumë për të ofruar.

FILLIMI I “RRUGËS SË DASMËS”

Një nga simbolet e njohura të Strugës, e cila vlenë për një nga pasuritë më të mëdha natyrore të Liqenit të Ohrit, është ngjala, e cila nga Struga, me rrjedhjen e lumit të Drinit të Zi, fillon rrugën e saj deri në Detin Sargasso.

ANIMACIONE TURISTIKE

Struga vlenë si qyteti më i ndriçuar në vend dhe gjendet në një nga liqenet më të pastra. Qyteti ku lidhen Liqeni i Ohrit dhe lumi Drini i Zi është lidhje unikate e bukurive natyrore.

Turizmi i liqenit, kulturor dhe sportiv, janë vetëm pjesë e llojit të turizmit dhe animacioneve turistike përshkak të cilave vijnë turistët. Rrethina me zona malore, hapja e luginës së Strugës, Liqeni i bukur i Ohrit dhe vet vendosja gjeografike e qytetit të Strugës e përmbyllin fotografinë për këtë perlë, i cili gjendet në rajonin jugo-perëndimor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.StrugaLajm

BASHKËJETESA MULTIETNIKE

Historia, tradita dhe pasuria kulturore, të ndërthurura nga dallimi i ndkimeve etnike, i mundësojnë përjetim të ndryshëm të çdo vizituesi të kësaj perle turistike. Pa dallim nëse do të vizitoni xhaminë “Çelebi Mustafa” apo kishën “Shën Gjeorgjia”, do të ndjeni dhe vlerësoni trashëgimi të pasur shpirtërore dhe kulturore në Strugë, qyteti shembull për bashkëjetesë multietnike dhe respektim mbi dallimet.

HISTORI E PASURStrugaLajm

Komuna e Strugës posedon vlera historike dhe kulturore që paraqesin potencial të rëndësishëm turistik. Historia e pasur e cila buron madje nga neoliti, mund të ndjehet në fshatërat e Vranishtes, Kalishtës dhe Radolishtës. Gjithsej 120 lokalitete janë të shpërndara në qytetin e Strugës dhe përreth.

Nga koha antike, përmes mbetjeve të fshatërave në Zagraçan, Frangovë dhe Shum, deri në kohën Romake, për çka dëshmojnë mbetjet në fshatin Oktisi, e përmbushin pasurinë e Strugës. Interesante dhe shumë të rralla janë dhe kishat shpellore që janë në rajonin e Strugës.

VIA IGNAZIA

Jeta kulturore që është zhvilluar në periudhën turke gjithashtu ka lënë shenjat e veta. Ndikimin që e ka patur perandoria otomane mund të ndjehet nëpër rrugët e Strugës. Një nga rrugët tregtare më të njohura “Via Ignazia” kalon pikërisht përmes rajonit të Strugës, ndërsa kalldërma dëshmon për këtë rutë të rëndësishme historike dhe mund të shihet në fshatin Radozhdë.

Në vendin kur Drini i Zi derdhet në Liqenin e Ohrit, tradicionalisht çdo vit mbahet festivali botëror “Mbrëmjet strugane të poezisë”, i dedikuar për shkrimtarët më të mëdhenj maqedonas, vëllezërit Milladinovci. Për nder të tyre, “Mbrëmjet strugane të poezisë”, çdo vit fillojnë me leximin e këngës “Mall për jugun – T’ga za jug” nga Konstantin Milladinov.

KËNAQËSIA GASTRONOMIKE

Kënaqësia e vërtetë e kuzhinës mund të përjetohet në restoranet përreth bregut të lumit Drini i Zi, si dhe në Radozhdë dhe Kalishtë. Specialitetet strugane, mikëpritësit e mirë dhe mjedisi i shkëlqyer do ta bëjnë kënaqësinë unike.

Pas shëtitjes të bukur, e patjetërsueshme është një suvenir i përpunuar me dorë si kujtim nga qyteti i dy ujërave – Struga./Zhurnal.mk

In : Aktuale

Loading...
loading...