Struga nuk duhet të heshtë

Lebit Murtishi /Strugalajm.com

Mallkima bie mbi të gjithë! Struga e bukur e poezisë, e festivaleve dhe e kulturës, e arsimimit dhe rezistencës, ka kohë që ka humbur fytyrën e vetë, ka kohë që është shëndrruar në poligon prej gjakderdhjesh dhe vëllavrasjesh ndërshqiptare, teksa shpirti i saj poetik i vrarë dhe i zvetënuar, ka kohë që hesht e ulërin nën heshtjen e pakuptueshme të të gjitha shtresave shoqërore: intelektuale, politike, fetare etj, etj, përpara kësaj murtaje që po përlan bijt e saj sipas skenarëve të errësirës. Më shumë se alarmante, po e them me përgjësi, është heshtja e të lartëpërmendurve, teksa valët e vëllavrasjeve, që u dihet filli dhe shkaku, por pak u dihet fundi e pasojat, dashur e pa dashur, bëhet pjesë e këtyre skenarëve dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Është shumë e dhimbshme koha që shkruaj, por më e dhimbshme dhe më e rrezikshme është heshtja dhe sehirmbjajtja, përpara dallga e thashethënieve – të nxitura sigurisht nga qendra të caktuara antishqiptare që synojnë thellimin e këtij hendeku në pikat që kanë shenjuar. Struga nuk duhet të heshtë! StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...