Komuna e Strugës nuk e di si shkruhet shqiptar e shkruan shqipëtar

Lajmin e Strugalajm.com se sekretari i Komunës do të jetë kuadër i LSDM-së,informacion të cilin në opinion e ka prezantuar LSDM-ja në disa raste para mediumeve, i është përgjigjur Komuna e Strugës me demant nëpërmjet mediumit fantazmë që ka vjedhur emrin e Strugalajm.com.Lajmi i referohet LSDM-së dhe si tillë ky lajm mund të demantohet nga kjo parti nëse nuk është i vërtetë.Një këshillë për Komunën e Strugës meqë është 28 nëntori fjala shqiptar shkruhet shqiptar e jo shqipëtar.
Për të qënë korrekt me lexuesin ky është rragimi i Komunës së Strugës.(Strugalajm.com)

Deklarate

Te nderuar qyetetar te Komunes se Struges!
Po ju informojm që posti i Sekretarit të komunës është post i caktuar dhe është kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim.
Me këtë lajm demantojm mediumet servile të pushtetit të mëparshëm të cilat veç shpifjeve dhe përfitimeve personale nga pushtetit i mëparshpër nuk kanë çka ti japim më opinionit strugan.
Ndoshta lajmi që komuna udhëhiqet nga shqipëtar dhe në të gjithë postet udhëheqin shqipëtarët këtë fakt nuk mund ta pranojn dhe ju kanë mbetur vetëm mediumet servile që të mashtrojn opinionin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...